BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

(Foto)Hidhet dritë mbi ngjarjen/Trupi i bërë copash i gazetarit saudit është çuar me valixhe diplomatike në Riad, nga truproja e….

(Foto)Hidhet dritë mbi ngjarjen/Trupi i bërë copash i gazetarit
Autoritetet turke besojnë se pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi janë bartur nga Turqia dhe se këtë e ka bërë një prej truprojave të princit saudit, trashëgimtarit të fronit Mohammed bin Salman, kanë thënë burimet për gazetën “Middle East Eye”.
 
Besohet se Maher Abdulaziz Mutrib, agjenti i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasje të gazetarit saudit, i ka bartur pjesët e trupit me një valixhe të madhe, pretendojnë burimet.
 
Mutrib, i cili shpesh mund të shihet nëpër udhëtime me Bin Salmanin, e ka braktisur Stambollin më 2 tetor, pasi është vrarë Khashoggi, dhe ka fluturuar me aeroplan privat në orën 18:20.
 
Valixhet e tij nuk janë kontrolluar, sepse ka kaluar nëpër daljen VIP në aeroportin “Ataturk”, dhe nuk është kontrolluar as aeroplani, pasi ka fluturuar para se është marrë vesh për zhdukjen e gazetarit.
 
Aeroplani i dytë është kontrolluar në detaje, por asgjë nuk është gjetur në të, transmetojnë burimet.
 
Dukej se Mutrib, i cili ka pasaportë diplomatike, ishte duke u ngutur, shtojnë burimet.
 
Zyrtarët anonim saudit kanë thënë për mediat se trupi ishte i mbështjellë me një tapet dhe i ishte dorëzuar “bashkëpunëtorëve lokal”, që ta heqin qafe.
 
Mirëpo, burimi turk ka thënë për “Middle East Eye” se trupi i gazetarit ishte prerë në 15 copa dhe se nuk ishte i pështjellur me tapet.
 
Autoritetit turke jane ne kerkim per te gjetur së paku një pjesë të trupit të Khashoggit.
 
Tashmë me ditë të tëra policia po i heton vendet e caktuara, siç janë konsullata dhe rezidenca e konsullit gjeneral në Stamboll, i cili e ka braktisur Turqinë.
 
MEE pretendon se prokurori turk ka mbledhur mjaftë prova ta akuzojë për vrasje çdonjërin nga 15 anëtarët e ekipit i cili kishte arritur në Stamboll para zhdukjes së gazetarit.
 
Mirëpo, pret gjetjen e trupit, apo së paku të ndonjë pjese të trupit, para se ta publikojë raportin e saj.
 
Arabia Saudite ka kumtuar se Khashoggi ka vdekur gjatë “grindjes” në konsullatë dhe se për këtë i ka arrestuar 18 persona, por nuk ka pranuar pretendimet e Ankarasë se gazetari është torturuar, vrarë dhe copëtuar, dhe se trupi i tij është fshehur.
 
Riadi nuk ka pranuar as pretendimet e mediave turke se një grup prej 15 personave është dërguar nga Arabia Saudite në Stamboll ta vrasë Khashoggin, i cili për herë të parë është parë më 2 tetor si po hynë në konsullatën saudite për të marrë dokumente për kurorëzim.
 
Shumë njerëz dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur dyshimin në besueshmëri të pretendimeve të Riadit.
 
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se të martë do të publikojë detajet e hetimeve turke mbi vdekjen e Jamal Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.