Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Francë kryeministri refuzon kritikat për protestat, kamionistët i shtohen grevave

Francë kryeministri refuzon kritikat për protestat, kamionistët i shtohen grevave

Postuar: 13/09/2017 - 15:47

Kryeministri i Francës Edouard Philippe nuk pranoi t komentonte sot mbi protestat mbarëkombëtare mbi reformat e tregut të punës, duke thënë se po i dëgjonte kërkesat por paketa e ligjeve do të ecë përpara.
 
Ndërkohë grevat po fitonin më shumë vrull sot teksa me protestuesit u bashkuan dhe kamionistët e sindikatës së tretë më të madhe në vend. Ata thanë se do të hynin në grevë deri më 25 shtator për të detyruar qeverinë të tërheqë paketën e ligjeve.
 
Grevat e kamionistëve kanë qenë edhe më parë vendimtare për bllokimin e aktivitetit ekonomik në Francë.
Më shumë se 200,000 sindikalistë morën pjesë në protestat e të martës në qytetet kryesore të vendit duke protestuar kundër ligjeve të reja të presidentit Macron që fuqizojnë punëdhënësit dhe reduktojnë të drejtat e punëtorëve, duke përfshirë pensionet dhe mbështetjen sociale.
 Qeveria kërkon ta kalojë dekretin në 22 shtator. “Unë po dëgjoj me vëmendje, por reforma është njoftuar në fushatën e presidentit dhe ai u zgjodh nga populli, prandaj vota e popullit francez duhet respektuar”, tha kryeministri.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Lufta në Siri: Dhjetra të vrarë nga sulme të reja në Gouta lindore

Postuar: 20/02/2018 - 16:06

Rreth 50 civilë njoftohej të ishin vrarë sot nga sulmet e ushtrisë së Sirisë në rajonin e mbajtur nga rebelët Gouta Lindore, në periferi të Damaskut.
 
Grupet e shpëtimit thanë se sulmet ajrore dhe të artilerisë lanë 24 të vdekur në qytezën Marj.
 
OBSH paralajmëron rritje të rasteve të fruthit në Evropë

Postuar: 20/02/2018 - 16:05

Evropa ka parë një rritje të konsiderueshme të rasteve të fruthit në vitin 2017, për të cilat Organizata Botërore e Shëndetsisë thotë se është një tragjedi pas numrit të ulët
Vuçiç u premton gjermanëve: Brenda muajit do t'i zgjidh punët me Kosovën

Postuar: 20/02/2018 - 15:42

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se kishte “një bisedë të sinqertë” me ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.
 
‘Stop Soros’, paketa e re ligjore në Hungari

Postuar: 20/02/2018 - 15:38

Qeveria hungareze po përpiqet që me masa ligjore t’ua mbyllë gojën organizatave joqeveritare që ndërhyjnë në punet e brendshme, në veprime të kontestuara nga komuniteti
OXFAM kërkon falje për skandalin seksual në Haiti

Postuar: 20/02/2018 - 15:31

Organiza bamirëse joqeveitare britanike OXFAM i kërkoi sot falje popullit haitian për skandalin seksual që përfshiu të punësuarit e saj, duke shprehur ‘turpin’ dhe

Postuar: 20/02/2018 - 12:23

Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit për vitin 2017 këto janë rezultatet që ka nxjerrë Organizata Botërore e Shëndetësisë.Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se

Postuar: 20/02/2018 - 09:41

Bombardimet nga forcat qeveritare të Sirisë kanë vrarë dhjetëra civilë në provincën e Goutas Lindore, e cila kontrollohet nga rebelët.Së paku 100 civilë, përfshirë 20 fëmijë, ja