BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Bota

Franca e paralizuar nga greva, transporti në kaos

Franca e paralizuar nga greva, transporti në kaos
Greva kundër reformës në pensione ka zhytur Francën në kaos. Transporti në qytetet kryesore të këtij shteti vijon të jetë i paralizuar, ndërsa zemërimi i qytetarëve sa vjen e shtohet.
 
Në ato pak linja funksionale të autobusëve, trenave dhe metrove është vënë re kaos total, teksa udhëtarët përpiqen që të shkojnë në punë, apo të kthehen në shtëpi.
 
Ka nga ata që janë më pak përtacë dhe zgjidhjen e kanë gjetur duke pedaluar.
 
Sindikatat për mbrojtjen e punëtorëve kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri për Krishtlindje. Kryeministri francez, Eduard Filip tha se qeveria e tij do të mbështesë planin e Presidentit Emmanuel Macron për unifikimin e sistemeve të pensionit, që kundërshtohet në masë pasi rrit moshën e daljes në pension dhe ul shpërblimin financiar.