Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Franca nën kërcënimet e Al Kaedës, "Charlie Hebdo" vazhdon me karikaturat e Muhamedit

Franca nën kërcënimet e Al Kaedës, "Charlie Hebdo" vazhdon me karikaturat e Muhamedit

Postuar: 13/01/2015 - 09:08

Franca është kërcënuar sërish nga grupi terrorist Al Kaeda, pas lajmit se në revistën satirike "Charlie Hebdo" do të vazhdojnë të botohen karikaturat e profetit Muhamed.
 
"Për aq kohë sa ushtarët francezë të jenë në vende të tilla si Mali apo Afrika Qendrore dhe bombardojnë njerëzit tanë në Siri dhe Irak, dhe deri sa shtypi i saj budalla vazhdon të ofendojë Profetin, Franca duhet të përgatitet për më të keqen”, janë shprehur burime nga Al Kaeda.
 
Ndërsa, nga ana e tyre autoritetet franceze janë në kërkim të 6 terroristëve, që dyshohet të jenë pjesë e sulmeve të ndodhura në Francë.
 
"Charlie Hebdo" në treg me karikaturën e Muhamedit, nën sloganin "Je suis Charlie"
 
 
Revista satirike "Charlie Hebdo" ka dalë sot në treg, në faqen e parë të cilës shfaqet karikatura e profetit Mumahed me sloganin "Je suis Charlie".
 
Sipas mediave të huaja, numri i sotëm i revistës është botuar në 16 gjuhë, duke përfshirë edhe atë arabe.
 
Ndërsa, në dorën e Muhamedit është slogani i njohur në mbarë botën "Unë jam Charlie", mbi kokën e tij është shkruar "Gjithçka është falur".
 
Është bërë e ditur se revista është shtypur në një milionë kopje, ndërsa është parë mundësia për t'u botuar në 3 milionë kopje.
 
Sipas zyrtarit të revistës, Richard Malka, pavarësisht masakrës që ndodhi për karikaturat, nuk do heqim dorë nga fryma e blasfemisë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:01

Ka ndërruar jetë një nga njerëzit më të pasur në botë. Bëhet fjalë për miliarderin konservator David Koch, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 79-vjeçare.

Postuar: 23/08/2019 - 18:09

Kryediplomati i Koresë së Veriut quajti sot sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, një &ld

Postuar: 23/08/2019 - 17:13

Kina ka njoftuar sot ngritje tarifash për produkte amerikane në vlerë $75 miliardë, në kundërpë

Postuar: 23/08/2019 - 16:59

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot ushtrinë të kryejë "reagime simetrike" nda

Postuar: 23/08/2019 - 16:09

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një qytet të Turqisë që ka ngritur në këmbë të gjithë autori

Postuar: 23/08/2019 - 15:23

Të paktën katër njerëz gjetën vdekjen dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar në goditjet e r

Postuar: 23/08/2019 - 15:19

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se numri rekord i zjarreve në pyjet në Amazon të B