BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Bota

Franca pezullon 3 mijë punonjës të shëndetësisë

Franca pezullon 3 mijë punonjës të shëndetësisë

Franca ka pezulluar 3,000 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët nuk ishin të vaksinuar kundër COVID-19-së deri në afatin e 15 shtatorit të caktuar nga qeveria.

Disa dhjetëra, prej 2.7 milionë punonjësve shëndetësorë të vendit, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, zgjodhën të japin dorëheqjen, në vend që të bëjnë vaksinën kundër koronavirusit.

Dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë nuk ishin të vaksinuar në korrik kur Presidenti Emmanuel Macron njoftoi afatin e 15 shtatorit për të pasur të paktën një dozë të vaksinës.

Ministri Veran tha se shumica e punonjësve të pezulluar punonin në shërbime dytësore dhe shumë pak mjekë dhe infermierë ishin në mes të të pezulluarve.

Sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste infektimesh me Covid dhe më shumë se 116,000 vdekje.

Ndpërkohë, në Shtetet e Bashkluara, në shtetin amerikan të Ajdahos, spitalet kanë filluar ta kufiojnë kujdesin shëndetësor "sepse rritja masive e pacientëve me COVID-19, që kanë nevojë të shtrohen në spital në të gjitha zonat e shtetit ka tkurrur burimet ekzistuese," tha Departamenti i Shëndetit dhe Mirëqenies në Ajdaho të enjten.

"Situata është e tmerrshme - nuk kemi burime të mjaftueshme për të trajtuar pacientët në spitalet tona, pavarësisht nëse shtrohesh për COVID-19 ose një goditje në zemër ose për shkak të një aksidenti automobilistik," tha Drejtori i Departamentit, Dave Jeppesen në një deklaratë.

Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë situate "është që më shumë njerëz të vaksinohen," tha zoti Jeppesen. "Kjo zvogëlon në mënyrë dramatike shanset për të shkuar në spital nëse sëmuresh nga COVID-19."

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Tregtisë janë takuar me prodhuesit kryesorë të vaksinave COVID për të hartuar strategji për të përmirësuar qasjen ndaj vaksinave për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Qëllimi i koalicionit është të vaksinojë të paktën 40% të personave në çdo vend deri në fund të këtij viti dhe të paktën 60% deri në mesin e vitit 2022.

OBSH tha se arritja e objektivit është "kritike për t'i dhënë fund pandemisë dhe për rimëkëmbjen ekonomike globale."