BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Bota

Francë, bamirësitë: Situata në kampin e Calais pranë shpërthimit

Francë, bamirësitë: Situata në kampin e Calais pranë

Dëbimet masive në kampin e improvizuar të refugjatëve pranë ngushticës së Calais në Francë kanë shtuar tentativat e dëshpëruara për kalimin e kanalit drejt Anglisë, ndërsa situata është shumë pranë shpërthimit, njoftonin organizatat e bamirësisë që ndihmojnë refugjatët.


Frocat kufitare britanike thanë se kishin interceptuar dhe numrin më të madh prej 86 refugjatësh, burra, gra e fëmijë, që tentonin të arrinin në Britania me barka të vogla nga Franca.


 Kjo koinçidon me lajmin për zbrazjen me forcë të dy kampeve me qindra njerëz në Calais.


Besohet se autoritetet franceze do të çojnë refugjatët në akomodime të përkohshme, dhe grupet e bamirësisë thonë se kjo po i detyron ata të kryejnë tentativa të dëshpëruara për të kaluar kanalin para nisjes së dëbimeve.


Maddy Allen, e grupit Help Refugees, tha për The Independent: “Idea se së shpejti mudn të jenë shumë kilometra larg ngushticës ka rritur motivimin e njerëzve për të tentuar kalimin sonte, prandaj do të ketë rritje. Ka pasur gjithashtu ndryshime të motit dhe duket se është përsëri dimër, të gjitha këto kanë shtuar sensin e pasigurisë. Njerëzit po flenë në rrugë ditën dhe tentojnë të kalojnë natën. Ka një sens urgjence”.