BREAKING NEWS

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim, ultimatum palëve politike: Vendosët një afat, është koha për...

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim,
x

Bota

Frankfurt, protestuesit aktivistë të klimës thyejnë makinat në panair

Frankfurt, protestuesit aktivistë të klimës thyejnë makinat
Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqeshin në panairin Frankfurt Auto Show.
 
Megjithëse prodhuesit e makinave po shfaqnin kredencialet moderne të makinave të tyre si fuqinë elektrike apo emetimet e ulëta protestuesit dënuan mangësitë e kujdesit të vërtetë ndaj klimës dhe kërkonin ndryshime reale në zakonet e transportit.
 
Kreu i grupit parlamentar të partisë së gjelbër në Bundestag, Anton Hofreiter, i cili merrte pjesë në protestë, kritikoi makinat elektrike si mjete që nuk furnizohen nga energji e rinovueshme.
 
"Makinat elektrike do të ksihi9n kuptim vetëm nëse energjia e tyre do të vinte nga burime të rinovueshme jo nga centralet me lignit”, tha Hofreiter.
 
Ndërkohë komapnitë Volkswagen kishte në shfaqje mjetin e saj elektrik ID 3, Porsche kishte modelin e saj elektrik sportiv Taycan, dhe Mercedes-Benz një furgon tërësisht elektrik.

Më të lexuarat