BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Bota

Frika nga koronavirusi, shtetasit ukrainas godasin me gurë e molotovë autobusët me të riatdhesuar nga Kina

Frika nga koronavirusi, shtetasit ukrainas godasin me gurë e molotovë

Një turmë e tërbuar në Ukrainë sulmoi me gurë e molotovë disa autobusë që transportonin një grup prej 45 shtetas ukrainas dhe 27 të huaj, të ardhur me një avion nga Wuhan-i.

Episodi ndodhi në aeroportin e Kharkiv, ku zbritën të ardhurit nga Kina, për t’u drejtuar për në spital ku do të mbahen në karantinë.

Thuhet se gjithçka mund të jetë nisur prej një e-mail-i fals nga Ministria ukrainase e Shëndetësisë, ku citohej se të riatdhesuarit, të gjithë të rezultuar negativë në test, do të përhapnin virusin.