
Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Frika nga mbyllja e Perdes së Hekurt”/ VOA: Po rriten tensionet mes Izraelit dhe Rusisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Gusht 2022

Tensionet mes Jerusalemit dhe Moskës po rriten pas një përpjekjeje ruse për të mbyllur zyrën e Agjencisë Hebraike në Moskë.
Agjencia gjysëm-qeveritare ndihmon hebrenjtë të emigrojnë në Izrael, por Rusia thotë se ajo shkel ligjet vendore duke mbledhur informacione për qytetarët rusë. Zyrtarët izraelitë thonë se besojnë se kjo ka të bëjë më shumë me mbështetjen në rritje të Izraelit për Ukrainën.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein njofton nga Jeruzalemi.
Më shumë se 50,000 hebrenj rusë dhe ukrainas janë shpërngulur në Izrael që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në fund të shkurtit. Shumë janë në ankth të largohen nga Rusia për shkak të rritjes së antisemitizmit, krizës ekonomike dhe shqetësimit të tyre se politikat shtypëse të Bashkimit Sovjetik po rikthehen, thotë Pinchas Goldschmidt, ish-kryerabini i Moskës, i cili u detyrua të mërgojë.
“Arsyeja numër një është frika nga mbyllja e Perdes së Hekurt. Do të thotë se një ditë në të ardhmen e afërt, do të jetë e pamundur të largohesh nga Rusia. Kjo frikë ekziston nga shumë anëtarë të komunitetit hebre rus”.
Vala e emigracionit menaxhohet nga Agjencia Hebraike, një organ thuajse-qeveritar që ndihmon hebrenjtë nga e gjithë bota të kthehen në Izrael. Por Rusia së fundmi kërcënoi se do të mbyllte operacionet e Agjencisë Hebraike në Moskë dhe do ta çonte organizatën në gjykatë, duke pretenduar se ajo shkel ligjin rus duke mbledhur informacione për qytetarët rusë.
Sipas ish-disidentit sovjetik dhe ish-drejtorit të Agjencisë Hebraike, Natan Sharansky, presioni rus për të mbyllur zyrën ka të bëjë më shumë me politikën se çdo gjë tjetër.
“Rusia, e cila është pothuajse plotësisht e izoluar nga bota e lirë, po kërkon mënyra si ta thyejë izolimin e saj. Po shikon si të bëjë trysni ndaj vendeve të ndryshme. Ata po përpiqen t’i bëjnë trysni Gjermanisë që njerëzit të fillojnë të vdesin nga të ftohtit në dimër. Dhe kanë filluar të na bëjnë presion ne për Agjencinë Hebraike”.
Analistët izraelitë thonë se Rusia nuk është e kënaqur me politikën e kryeministrit të ri Yair Lapid për luftën në Ukrainë. Paraardhësi i tij, Naftali Bennett, ishte i kujdesshëm të mos kritikonte Rusinë dhe madje shkoi në Moskë në fillim të luftës me një ofertë për të ndërmjetësuar.
“Yair Lapid, ndërsa ishte ende ministër i Jashtëm dhe me kalimin në postin e kryeministrit, ka ndjekur një qasje më pak të balancuar. Ai e ka identifikuar më qartë Rusinë si agresore, dhe është ky është kryesisht një ndryshim retorik më shumë se çdo gjë tjetër, por në këtë konflikt, retorika ka rëndësi.”
Ai thotë se Rusia është mjaft e zënë me luftën në Ukrainë dhe nuk dëshiron një konfrontim diplomatik në shkallë të plotë me Izraelin. Dhe ka të ngjarë që Rusia të gjejë një mënyrë për të zbutur tensionet dhe të vazhdojë të lejojë hebrenjtë rusë të emigrojnë./VOA/
Më të lexuarat


FBI kontrolle në shtëpinë e Trump, prokurori i përgjithshëm habit me deklaratën: E urdhërova unë personalisht, ja pse

FBI bastisi rezidencën e Donald Trump/ Si nisi hetimi, çfarë dyshonin hetuesit se fshihte ish-Presidenti i SHBA!

Tensione mes Rusisë dhe SHBA-ve/ Provokojnë avionët ushtarak rusë, fluturojnë mbi hapësirën ajrore amerikane

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Shpërthime të fuqishme shumë pranë Ukrainas

Video/ Moska ‘pushtohet’ nga tymi dhe flakët, çfarë ndodhi në njësinë ushtarake?

Ky vend i BE planifikon të marrë vendimin drastik, u ‘bën gjëmën’ rusëve

“Akulli po zhduket”, shkencëtarët japin alarmin: Arktiku është ngrohur shumë shpejtë, ja arsyet kryesore të kësaj katastrofe

E frikshme/ Franca përfshihet nga flakët, 10 mijë banorë lënë banesat të tmerruar

“Nuk ka asnjë gjasë që Putin të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës”, deklarata e fortë e Sekretarit britanik të Mbrojtjes: Kremlini ka dështuar, pritshmëritë e presidentit rus...

Çfarë po ndodh në SHBA? Një person kërcënon me armë ndërtesën e FBI-së, policia i vihet në ndjekje si në filma
