BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Bota

Frikë e panik, incidenti i bardhë mbushi në shkumë hangarin e avionëve nga alarmi që ngriti të gjithë në këmbë

Frikë e panik, incidenti i bardhë mbushi në shkumë hangarin

Një video spektakolare aktualisht po qarkullon në internet nga një hangar avionësh në Aeroportin Ndërkombëtar “O’Hare” në Çikago.

Ajo tregon se si gypat spërkatnin avionët e shumtë të kompanisë ajrore amerikane “American Airlines”.

“Telegrafi” shkruan se e gjitha kjo ndodhi si pasojë e një alarmi të zjarrit dhe për këtë u aktivizua edhe sistemi kundër zjarrit.

Sisteme të tilla janë krijuar për të shuar zjarret sa më shpejt dhe me efikasitet që të jetë e mundur.

Në rastin specifik, megjithatë, duket se nuk ishte një zjarr, por një gabim që ishte përgjegjës për lëshimin e sasisë së madhe të shkumës.