Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fushata Gjermani, Merkel refuzon ftesën e rivalit për duelin e dytë televiziv

Fushata Gjermani, Merkel refuzon ftesën e rivalit për duelin e dytë televiziv

Postuar: 13/09/2017 - 15:49

Teksa ndjehet e sigurtë për rizgjedhjen e saj, Angela Merkel refuzoi sot kërkesën e rivalit të saj elektoral për përsëritjen e debatit direkt televiziv. Social demokrati Martin Shultz llogaritet të qëndrojë rreth 10 pikë përqindjeje prapa Merkel në sondazhe për zgjedhjet e 24 shtatorit.
 
Schulz i dërgoi kancelares sfidën me anë të një letre, ku thoshte se në debatin e parë ata nuk kishin trajtuar disa çështje të rëndësishme për vendin.
 
 Kristian demokratët CDU e refuzuan idenë, duke thënë se Merkel kërkon të ruajë imazhin e fitores në debatin e parë. “Angela Merkel shijoi shumë pjesëmarrjen në debatin televiziv, dhe formati funksionoi më së miri. Prandaj preferon ta lërë me kaq”, tha një zyrtar i CDU.
61vjeçari Schulz, i cili është folës më i mirë se 63 vjeçarja Merkel, nuk arriti t’i jepte asaj goditjen finale në debatin e parë, kryesisht sepse dy kampet kanë politika të ngjashme të moderuara në shumë fusha.
Sipas sondazheve të fundit mbështetja për Merkel qëndron në 50 për qind, krahasuar me 40 për qind për Schulz.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 09:33

Tre edukatore, janë vënë në pranga nga policia italiane me akuzën e keqtrajtimit të të miturve në një kopsht. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Vercelli, ndërsa fëmijët e keqtrajtuar janë të moshës nga 3 deri në 5 vjeç.

NATO dhe BE kërkojnë paqe në Ballkan pas dënimit të Mladiçit

Postuar: 22/11/2017 - 19:38

NATO dhe Bashkimi Evropian kërkuan sot paqe në Ballkan, pas dënimit me burgim të përjetshëm të ish-shefit të ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime
Albright: Me dënimin e Mlladiç u përmbush drejtësia që SHBA premtoi 25 vjet më parë

Postuar: 22/11/2017 - 19:27

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine K.
Kryeministri kroat: Mladiç të dënohej edhe për krimet në Kroaci

Postuar: 22/11/2017 - 18:23

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç vlerësoi sot se dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç për krimet në Bosnje- Hercegovinë është i drejtë, por shprehu keqardhje pse pje
Trump e quajti sponsori të terrorizmit, reagonKorea e Veriut

Postuar: 22/11/2017 - 18:04

Koreja e Veriut e ka quajtur sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur Korenë Veriore në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, “provoki
Gjykata e Hagës: Dënim i përjetshëm për "Kasapin e Bosnjes", Ratko Mlladiç

Postuar: 22/11/2017 - 17:57

Përjetësisht në burg!

Polonia dënon akuzat e kreut të KE, Donald Tusk

Postuar: 20/11/2017 - 16:50

Qeveria e Polonisë akuzoi sot kreun e Këshillit të Evropës, polakun Donald Tusk për sulme politike ndaj vendit.