BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Fushata Itali, Lëvizja 5 Yje: Fitoren na e fali Renzi

Fushata Itali, Lëvizja 5 Yje: Fitoren na e fali Renzi
Partia kryesuese në garën elektorale italiane Lëvizja 5 Yje, tha sot se ish-kryeministri i majtë Matteo Renzi u ka falur tashmë fitoren me referendumin e reformave marsin e shkuar ku ai dështoi hapur.
 
 “Si Renzi dhe Berlusconi thonë se beteja e tyre është vetëm kundër nesh, dhe sa herë që ata e thonë këtë, e kuptoj se kemi fituar, se ne jemi përpara dhe se të tjerët na ndjekin”, tha lideri i saj 31 vjeçar Di Maio.
 
“Në ditët në vijim ne do të zgjedhim kandidatët dhe do të bëjmë të njohur qeverinë tonë para zgjedhjeve të përgjithshme që italianët të dinë se kë po votojnë”, shtoi ai.
 
Duke e prezantuar veten si një alternative ndaj stabilimentit të vjetër, Di Maio tha: “Si zv. president i parlamentit unë kurrë nuk i kam përdorur privilegjet e makinës dhe kam falur për bamirësi gjysmën e rrogës. Ne kemi më shumë kredibilitet të themi se kur të jemi në qeveri do nisin reduktimin e shpërdorimeve të këtij vendi, duke rikuperuar miliarda euro”.
 
Lëvizja 5 Yje thotë se nuk do të pranojë koalicione me partitë e vjetra të politikës por nëse nuk arrin maxhorancën e kërkuar do i bëjë apel partive të tjera për t’i dhënë Italisë një qeveri serioze. “Ne nuk duam ta lëmë vendin në kaos. Italianët duan një qeveri që ta nxjerrë nga trazirat ekonomike”, tha Di Maio, duke iu referuar shifrave prej rreth 30 të papunësisë mes të rinjve dhe numrit të lartë të vendasve që largohen për të punuar në vende si Britania, Gjermania apo Kanadaja.
 
Ish-kryeministri Silvio Berlusconi është rikthyer në konkurrim me një koalicion të fuqishëm të së djathës, pas dorëheqjes në 2011 prej disa skandaleve në media.
Italianët votojnë në mars me ligjin e ri elektoral që nuk është testuar prej dy dekadash, i cili inkurajon koalicionet, përkundër partive të veçanta, me qëllim rritjen e stabilitetit të qeverive të dala. Vota do të jetë e veçantë për dy dhomat e parlamentit. ”Nuk është një ligj shumë i mirë, por është ai që kemi”, tha Di Maio.

Më të lexuarat