Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fyerje personale mes Trump dhe kryedemokrates Pelosi

Postuar: 24/05/2019 - 15:12

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmbyen fyerje duke vënë në dyshim stabilitetin mendor të njëri tjetrit.
 
Ky shkëmbim i pazakontë i sulmeve personale shpërfaq përkeqësimin e raporteve midis Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve demokratë.
 
Ishte Pelosi ajo që fillimisht e akuzoi presidentin Trump për “shpërthim emocional”, pasi ai e lëshoi pas disa minutash një takim me udhëheqësit demokratë në Shtëpinë e Bardhë.
 
Ata shkuan në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një një projektligj të infrastrukturës për të financuar ndërtimin e urave, autostradave dhe projekteve të tjera.
 
Por, presidenti Trump me të dalur nga takimi tha se nuk do të diskutonte mbi një legjislacion të tillë derisa demokratët e kongresit të ndalonin hetimet ndaj tij.
 
Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kërkoi më pas që “familja dhe ndihmësit” e presidentit Trump të ndikojnë te ai për “të mirën e vendit”, duke e akuzuar atë për “mospërmbajtje emocionale”.
 
Presidenti Trump iu përgjigj duke thënë se zonja Pelosi është e “çmendur”.
 
Përplasja vjen në kohën kur Trump po ballafaqohet me pengesa ligjore për të mbajtur të dhënat financiare të tij larg duarve të hetuesve të Kongresit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 15:54

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara se përdorimi i forcës kundër Iranit do të kishte pasoja katastrofike.
 

Postuar: 20/06/2019 - 14:57

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut për një takim me Kim Jong-un,

Postuar: 20/06/2019 - 14:52

Deputetët japonezë votuan sot një ligj që ndalon dhe ndëshkon drejtimin e dronit në gjendje të

Postuar: 20/06/2019 - 14:46

Kina tha se ish-shefi i Interpol-it, Meng Hongwei, ka pranuar sot në gjyq se ka marrë mbi dy mi

Postuar: 20/06/2019 - 13:44

Washington pritet të përshkallëzojë krizën me Iranin pas rrëzimit të një droni amerikan në territ

Postuar: 20/06/2019 - 10:59

Që nga zgjedhjet europiane në maj, BE grindet, se kush do t’i marrë postet më të rëndësishm

Postuar: 20/06/2019 - 07:35

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje dje për një hetim të pavarur mbi vdekjen e ish-presidentit e