BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Bota

G20 mban samit të veçantë për situatën në Afganistan, Draghi: Gatishmëri për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës humanitare

G20 mban samit të veçantë për situatën në

Shtetet anëtare të G20 kanë zhvilluar një samit të organizuar dhe të iniciuar nga kryeministri i Italisë, Mario Draghi, temë e së cilës ka qenë situata në Afganistan. Samiti është mbajtur pa prezencë fizike, pra nëpërmjet videokonferencës, ndërkohë që pjesë e samitit nuk kanë qene presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij rus, Vladimit Putin. "Me sa di unë, mungesa e Vladimir Putinit dhe Xi Jinping nuk ishte për shkak të arsyeve të veçanta të politikës së jashtme. Është thelbësore që Rusia dhe Kina të marrin pjesë në samitin e G20 të planifikuar për në fund të këtij muaji në Romë", u shpreh Draghi. Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të samitit, kryeministri italian ka vlerësuar samitin duke e quajtur si të kënaqshëm dhe të frytshëm. A ka vënë në dukje gjithashtu se ekziston vetëdija dhe se ka të dhëna të shumta qoftë edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, se Afganistani gjendet në një urgjencë humanitare tejet urgjente. "Ka një gatishmëri të madhe për të vepruar, në thelb ka pasur një konvergjencë pikëpamjesh mbi nevojën për të trajtuar urgjencën humanitare në një mënyrë të unifikuar përmes një mandati të përgjithshëm për Kombet e Bashkuara për koordinimin e përgjigjes", tha kryeministri. Krahas krizës humanitare, shefi i ekzekutivit italian, renditi problemin e të drejtave të grave, garantimit të së drejtës për arsim dhe faktit që Afganistani nuk duhet të rikthehet në kohën e para 20 viteve. Ai sqaroi se zgjidhja e krizës humanitare do të kërkojë kontakte me qeverinë talebane, por bëri me dije se kjo në asnjë moment nuk do të thotë njohje e kësaj qeveria. “Ne do t’i gjykojmë talebanët nga veprat e tyre dhe jo nga ata që ata thonë”, deklaroi Draghi. Më tej ai ka folur në lidhje me evakuimin e shtetasve italianë dhe atyre afganë të cilët ndihmuan dhe bashkëpunuan me forcat ndërkombëtare nga terreni i Afganistanit. "Qeveria italiane ka siguruar daljen e 5 mijë njerëzve nga Afganistani, Gjermania gjithashtu ka bërë shumë, dhe Mbretëria e Bashkuar. Të gjithë po përpiqen ta bëjnë qeverinë talebane të organizojë "korridoret humanitare”. Të gjithë e dinë se ka ende qytetarë atje që duan të largohen, dhe se është përgjegjësia jonë të kujdesemi për ta", ka deklaruar ai. Në lidhje me këtë çështje është prononcuar edhe presidenti amerikan Joe Biden. Ai sqaroi se liderët e G20 janë zotuar të garantojnë ndihmë humanitare drejtpërdrejt për afganët dhe të promovojnë të drejtat e njeriut për të gjithë, përfshirë gratë, vajzat dhe pakicat. "Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të punuar me bashkësinë ndërkombëtare për të adresuar situatën në Afganistan dhe për të mbështetur popullin afgan", shtoi Biden.

Komisioneri Evropian

Bashkimi Evropian ka bërë me dije përpara mbajtjes së samitit të G20-ës, se do të japë një shtesë prej 700 milionë eurosh në ndihmë emergjente për Afganistanin dhe vendet fqinje. Premtimi përfshin angazhimin e përgjithshëm të financimit të ri në 1 miliard euro pas premtimit të mëparshëm të ekzekutivit të BE-së prej 300 milionë eurosh për të ndihmuar në parandalimin e shembjes së shërbimeve bazë në Afganistan dhe mbarimit të ushqimit. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik në Afganistan”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë.

Ajo ka shtuar se militantët islamikë që morën Kabulin më 15 gusht duhet së pari të plotësojnë pesë kushtet e BE-së për ndihmë afatgjate. Sipas Komisionit, situata në Afganistan po përkeqësohet, duke vënë qindra mijëra afganë në rrezik me dimrin e ardhshëm. "Populli afgan nuk duhet të paguajë çmimin e veprimeve të talebanëve. Kjo është arsyeja pse paketa mbështetëse afgane është për popullin afgan dhe vendet fqinje që ofruan ndihmën e parë", deklaroi zonja Von der Leyen. Në lidhje me ndihmën ndaj vendeve fqinje të Afganistanit është dakorduar edhe Turqia, e cila ka bërë me dije se nuk mundet që të përballojë më një fluks të ri emigrantësh. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan propozoi gjithashtu formimin e një grupi pune për migracionin i kryesuar nga Ankaraja si pjesë e presidencës së ardhshme indoneziane të G20.

Më të lexuarat