BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x
BREAKING NEWS

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në
x

Bota

G7 bën paralajmërimin e frikshëm: 50 milionë njerëz vetëm një hap larg...

G7 bën paralajmërimin e frikshëm: 50 milionë njerëz

G7 po zhvillon një takim 3 ditor në Gjermani ku kanë folur për situatën e luftës në Ukrainë dhe rrezikun që i kanoset botës nga kriza ushqimore.

Udhëheqësit e G7-ës po kërkojnë të gjejnë urgjentisht mënyra alternative për të eksportuar grurë nga Ukrainë, tha Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok, pasi lufta ka rritur rrezikun e një krize globale ushqimore.

Duke folur në fund të një takimi tre-ditor të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Berbock tha se rreth 25 milionë tonë drithë janë  bllokuar në portet e Ukrainës për shkak të kufizimeve të vendosura nga forcat ruse.

“Çdo ton që mund të marrim do të ndihmojë pak për të trajtuar këtë krizë urie,” tha ministrja.

“Në situatën në të cilën ndodhemi, çdo javë ka rëndësi”.

Ministrat e Jashtëm paralajmërojnë rrezikun e një krize globale ushqimore, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Rreth 43 milionë njerëz janë vetëm një hap larg urisë, thonë ata, duke i bërë thirrje Rusisë t’i japë fund bllokadës së eksporteve të grurit ukrainas .

Gjithashtu liderët e G7-ës theksojnë nevojën që të mos krijohet një situatë e cila nuk do të lejojë ofrimin e ndihmës nga organizatat humanitare, për shkak të rritjes së kostove.

“Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka përkeqësuar perspektivën ekonomike globale me rritjen e çmimeve të ushqimit, karburantit dhe energjisë”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të G7-ës.

Çmimet e grurit kanë shkuar  në qiell javët e fundit dhe shqetësimet në komunitetin global po rriten ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë ka parashikuar që vitin e ardhshëm furnizimet globale do të reduktohen për herë të parë në katër vjet.

Frika u rrit pasi India njoftoi se nuk do të eksportonte më grurë nga frika se do t’i duhej të mbronte nevojat e brendshme të vendit. Ky zhvillim po çon në rritje të çmimeve me problemin më të madh me të cilin përballen vendet e varfra që mbështeten në importet indiane të drithërave. Qeveria në Nju Delhi tha se ndalimi ishte krijuar për të “menaxhuar sigurinë e përgjithshme ushqimore të vendit”.

Çështja e ushqimit u shfaq si një nga çështjet kryesore në diskutimet e ministrave të G7 në fundjavë.

Deklarata e tyre e fundit tha se lufta e Rusisë “krijoi një nga krizat më serioze të ushqimit dhe energjisë në historinë e fundit, duke kërcënuar tani më të cenuarit në botë”.

Baerbock tha se mënyra më e lehtë për të zgjidhur krizën ushqimore do të ishte që Rusia të pezullonte operacionet e saj ushtarake dhe të lejonte drithin të largohej nga portet e Ukrainës, një veprim që do të ndihmonte “normalizimin e çmimeve botërore të ushqimit”.

Megjithatë, ai vuri në dukje se presidenti rus nuk duket se dëshiron të tërhiqet për këtë çështje.