BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Bota

“Gafa” e politikanit të njohur amerikan, shpërthejnë kritikat pasi bëri xhiron e rrjetit, ja veprimi i menjëhershëm i Joe Biden

“Gafa” e politikanit të njohur amerikan, shpërthejnë

Politikani amerikan, Joe Biden është detyruar t’i kërkojë falje komunitetit afro-amerikan, për shkak të një komenti që ai bëri gjatë një interviste.

Në një intervistë për emisionin radiofonik,  Charlamagne Tha God, Biden po fliste mbi raportin që ka me votuesit me ngjyrë, vota e të cilëve ka qenë e një rëndësie kyçe për kandidaturën e tij.

Biden u përpoq të theksonte lidhjet e veta të ngushta me këtë komunitet, duke i mëshuar sidomos fitores së sivjetshme në zgjedhjet paraprake të Karolinës së Jugut (një shtet ku elektorati demokrat është më shumë se 60% afro-amerikan).

“ Fitova në çdo konte. Mora numrin më të madh të votave me ngjyrë që ka marrë ndonjëherë njeri, përfshirë dhe vetë Obamën”, tha ai.

Teksa i përgjigjej një pyetjeje të Charlamagne, Biden shtoi:

“Nëse e keni problem ta kuptoni nëse jeni me mua, apo me Trumpin, atëherë nuk jeni me ngjyrë”.

Kaq është dashur që në rrjetet sociale të shpërthenin kritikat ndaj tij. Disa orë më vonë, Joe Biden reagoi lidhur me këtë çështje duke kërkuar edhe falje publike.