BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Bota

Gara për vaksinën bëhet edhe më e fortë, Rusia i bën karshillëk SHBA-së, gjen partnerin për të zhvilluar luftuesin e koronavirusit

Gara për vaksinën bëhet edhe më e fortë, Rusia i

Rusia dhe Turqia diskutuan angazhimin e përbashkët për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe produkteve diagnostikuese për të zbuluar infeksionin në fazat e hershme.

Shefja e Shërbimit rus për Mirëqenie Njerëzore, Anna Popova, dhe zv/ministrja turke e Shëndetësisë, Emine Alp Meşe, përmes videokonferencës shkëmbyen përvojë në luftën kundër COVID-19, njoftoi Shërbimi Shëndetësor rus përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit, transmeton “Anadolu Agency”.

"Palët vunë në dukje se një sërë masash anti-pandemike zbatohet gjerësisht në Rusi dhe Turqi, gjë që bën të mundur parandalimin që situata të zhvillohet në skenar negativ. Në dy shtetet, ekziston një prirje rënëse në normën e rasteve të reja të infektimit me koronavirus", thuhet në deklaratë.

Meşe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku me Rusinë në zhvillimin e vaksinave për COVID-19, thuhet gjithashtu në kumtesë, duke shtuar se shkencëtarët dhe ekspertët rusë dhe turq do të zhvillojnë konsultime për të shkëmbyer njohuritë e tyre mbi këtë temë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Ëuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.