Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gara për President, Trump shënjestron kandidatin demokrat Joe Biden

Postuar: 21/05/2019 - 22:18

Presidenti amerikan Donald Trump duket se po shfaq shqetësimin e tij lidhur me një rival të mundshëm që mund ta pengojë atë në rimarrjen e një mandati të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

Trump iu drejtua mbështetësve mbrëmë në shtetin e Pensilvanisë, vendlindja e kandidatit që kryeson fushatën demokrate, ish nënpresidentit Joe Biden, i cili gjithashtu ka shërbyer si Senator i shtetit Delaëere.

'Mos harroni, Biden ju braktisi. Ai lindi në Pensilvani dhe u largua nga këtu. Ju la ju për një shtet tjetër. Mbani mend këtë, desha të them se ai shprehet sikur e njeh qytetin Skranton (Scranton)...thotë se i njeh vendet më mirë. Ju braktisi ju për një shtet tjetër dhe nuk u kujdes për ju sepse nuk u kujdes për punësimin tuaj. Ai la vendet e tjera të vijnë dhe të plaçkisin Amerikën.'

Trump dhe kandidati Biden e kanë vënë Pensilvaninë në qendër të përpjekjeve të tyre për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Biden ka thënë se nëse 'populli amerikan dëshiron një president që të thellojë ndasitë tona, të udhëheqë me një grusht të fuqishëm, dorë shtrënguar dhe me zemër të ngurtë', ata mund të votojnë për Trumpin. /VOA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 19:58

SHBA, Izraeli dhe Rusia kanë arritur marrëveshje rreth shumicës së çështjeve sa i përket zgjidhjes së krizës në Siri, ka njoftuar Sekretari për Siguri i Rusisë, Nikolai Patrushev.
 

Postuar: 25/06/2019 - 19:48

Të premten e ardhshme Këshilli Federal do të trajtojë paketën e migracionit.

Postuar: 25/06/2019 - 19:34

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez tha sot se autoritetet e vendit shprehin mbështejen

Postuar: 25/06/2019 - 18:52

Parashikuesit e motit bënë shaka teksa thanë se “ferri po vjen” në Europë, duke qen

Postuar: 25/06/2019 - 15:43

Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar përballjen e botës me një “aparteid” të shkak

Postuar: 25/06/2019 - 15:33

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi për kthimin e Rusisë në këtë dhomë pas një

Postuar: 25/06/2019 - 15:30

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të martën se sanksionet e reja të SHBA kundër zyrtarëve t