BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Bota

Gazeta austriake ‘Der Standard’ kritikon ashpër qëndrimin e BE për tensionet në Kosovë: Postimet e Josep Borrellit duket se po i shkruan Beogradi

Gazeta austriake ‘Der Standard’ kritikon ashpër  qëndrimin

Gazeta austriake “Der Standard” ka kritikuar ashpër qëndrimin e Bashkimit Europian për reagimin ndaj tensioneve në Veri të Kosovës.  Duke u fokusuar në një reagim të kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, “Der Standard” shkruan se postimet e tij janë tronditëse sa duket sikur ia shkruan Beogradi.

“Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të ‘masave të pakoordinuara’. Me sa duket atij po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter dhe po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët”, shkruan “Der Standard”.
Ajo shkruan se në aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës “vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb. Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë dhe Beogradi u soll sikur në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiç tha shumë gënjeshtra mbi dhunën që gjasme po ushtronin autoritetet kosovare”.

Deklaratat e Josep Borrell, i cili në thirrjen e tij për ndaljen e akteve të dhunshme në veri të Kosovës, u shpreh edhe mbi “veprimet e një anshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme”.

“Incidentet e dhunshme në veri të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin”, shkroi Josep Borrell në Tëitter.
Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta jo vetëm në Prishtinë, por edhe te një pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Kjo deklaratë nga autoritetet e Prishtinës u interpretua si një kritikë e Borrellit, për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës.

“Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim, BE nuk po përgjigjet me refuzim të qartë, por po e përkeqëson situatën edhe më keq”, shkruan “Der Standard”.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur gjatë javëve të fudnit, ku fillimisht, vendimi për vendosjen e masës së reciprocitetit të targave nga Serbia, nxiti banorët serb në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët. Po ashtu, me protesta dhe bllokada në dy komuna në veri të Kosovës u prit edhe një aksion i Policisë dhe Doganave të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, që u shtri edhe në komunat e banuara me serbë.   Ky aksion u shoqërua nga një rezistencë e ashpër e serbëve lokalë, ku si pasojë 8 policë dhe 10 qytetarë u lënduan, pati shkrepje armësh zjarri në drejtim të policisë, u përdor gazi lotsjellës dhe u sulmuan edhe mediet që raportonin nga vendi i ngjarjes.

Më të lexuarat