BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x

Bota

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Bashkimi Europian ka ndëshkuar dhe penalizuar Serbinë, ja arsyeja

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Bashkimi Europian ka

Gazetarja Erisa Zykaj ka informuar në një emision televiziv, se një nga rrjedhojat e paketës së tetë të sanksioneve të Bashkimi Europian kundër Rusisë ka të bëje edhe me “ndëshkimin” e Serbisë për mosrreshtimin, apo mospërafrimin e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

“Serbia praktikisht është penalizuar. Serbia është ndëshkuar nga Bashkimi Europian me ndërprerjen e furnizimit me naftë dhe produkteve të papërnuara të naftës ruse për shkak të mosaprovimit të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë lidhur me luftën/ agresionin e saj në Ukrainë” është shprehur Zykaj.

Kjo, pasi ajo që ka ndodhur në gjirin e Këshillit të ministrave tê BE-së është kjo: “Disa shtete anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë dashur më të mbështesin një derogacion (përjashtim) për importin e naftës ruse drejt vendeve të treta si Serbia. Ato e kanë kundërshtaur këtë derogacion (përjashtim) me argumentimin se Serbia nuk ka aprovuar sanksionet e BE-sër kundër Rusisë dhe nuk është rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian.  Si rrjedhim, sipas paketës së tetë të sanksioneve të BE-së, Serbia nuk do të mund të furnizohet më me naftë bruto ruse nisur nga dhjetori 2022.

Në vendimin unanim të shteteve anëtare të Bashkimit Europian lidhur me paketën e tetë të sanksioneve, ndalohet ofrimi i transportit detar drejt vendeve të treta i naftës bruto  duke filluar nga dhjetori 2022 si dhe i produkteve të paperpunuara te naftës, duke filluar nga shkurti i 2023 me origjinë nga Rusia ose që eksportohen nga ky vend. Lidhur me trasportin detar ndalohet gjithashtu ofrimi i asistencës teknike, shërbimeve të ndërmjetësimit, financimit ose asistencës financiare. Elementi i ri, është se me heqjen e përjashtimit të deritanishëm, në këtë paketë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë bruto apo të papërpunuar nga Rusia.

Nga ana tjetër, vendimi tregon, se Bashkimi Europian po punon për të vendosur unanimisht një kufi të çmimit të naftës që importohet nga Rusia. Në vendimin e Këshillit të ministrave artikulohet, se ndalimi i ri për anijet e BE-së për të ofruar transport detar për produkte të tilla drejt vendeve të treta do të zbatohet kur të arrihet unanimiteti për kufirin e çmimit tavan të naftës.

“Kufiri i çmimit do të ulë në mënyrë drastike të ardhurat që Rusia fiton nga nafta pasi lufta e saj e paligjshme kundër Ukrainës ka fryrë çmimet globale të energjisë. Kufiri i çmimit të naftës mund të shërbejë gjithashtu për të stabilizuar çmimet globale të energjisë”. thuhet në vendimin e Këshillit të ministrave.