
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Gazetarja turke përhap propagandën greke: Si po persekutohet prej disa dekadash minoriteti grek në Shqipëri

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Greqia duket se po përdor të njëjtën metodë si Serbia për përhapjen e propagandës anti-shqiptare të mbushur plot me të pavërteta e duke ngritur pretendime të paqëna lidhur me minoritetet përkatëse që kanë në Kosovë dhe në Shqipëri.
Rasti më flagrant është një artikull i gazetares turke Uzay Bulut, e cila në një shkrim të gazetës ekstremiste në gjuhën angleze “Greek City Times”, ngre pretendimin e pavërtetë se minoriteti grek në Shqipëri ka dhjetra vite që po përndiqet, vritet e grabitet.
Artikulli skandaloz nis me avokatinë ndaj Fredi Belerit, dhe kalon më pas duke përmendur disa raste të pavërteta të “përndjekjes dhe persekutimit të grekëve në Shqipëri”.
Gazetarja thotë se grekët në Shqipëri janë përndjekur që nga koha e Enver Hoxhës, i cili u digjte shtëpitë, u merrte tokat dhe i dëbonte në Greqi. Megjithatë faktet janë krejtësisht ndryshe, të shumtë janë ata që dëshmojnë se minoriteti grek gjatë diktaturës ka qenë ndër më të “privilegjuarit” në vend.
E vërteta është se minoriteti grek në Shqipëri nuk është persekutuar dhe keqtrajtuar kurrë, por kanë jetuar në harmoni të plotë me shqiptarët në jug të vendit. Madje në disa raste, përkrahja monetare nga shteti grek ka qenë aq joshëse sa që ka tunduar edhe shumë shqiptarë të vetëdeklarohen grekë.
“Megjithatë, më të rënda janë veprimet e policisë dhe shërbimit sekret shqiptar në jug të Shqipërisë, ku jetojnë shumica e grekëve etnikë. Veçanërisht përpara gjykimit të pesë drejtuesve të Omonia-s të akuzuar për spiunazh, shumë persona u ndaluan dhe u morën në pyetje në mënyrë të paligjshme, duke krijuar një atmosferë frike mes minoritetit grek”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Më skandaloz është dhe reagimi i eurodeputetit grek Ioanis Lagos.
“Ndërsa qeveria greke po bën përpjekje të përbashkëta për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të drejtat e pakicës etnike greke të Vorio Epirit po shkelen brutalisht nga regjimi Rama. Autoritetet shqiptare kanë persekutuar pa mëshirë grekët në zonë. duke plaçkitur shtëpitë e tyre, duke ua prishur kishat dhe duke i frikësuar, madje edhe gjykatat shqiptare janë vazhdimisht të njëanshme kundër tyre.Kjo ka çuar në vrasjen e dy grekëve nga Vorio-Epiri, Konstantinos Katsifas dhe Aristotle Gouma.Shtypja e grekëve të Vorio Epirit është aq intensive sa edhe të folurit greqisht është një arsye për t'u keqtrajtuar apo edhe për t'u vrarë, siç ndodhi me Aristotle Gouma. Kjo situatë që qeveritë e njëpasnjëshme greke e kanë hasur me indiferencë të ftohtë ka bërë që minoriteti grek të emigrojë masivisht në Greqi në vend që të durojë. kushte të tilla.
“Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Komisioni duhet të shpjegojë se si do të mbrojë të drejtat e grekëve të Vorio Epirit dhe pse negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë nuk janë pezulluar derisa ajo të jetë në përputhje me kushtet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka deklaruar ai.
Më të lexuarat


Agresioni rus, BE mban premtimin dhe 'hap thesin' ndaj Ukrainës, ja për çfarë bëhet fjalë

Bombardohet rajoni policor, raportohet për katër viktima dhe 18 të plagosur

Tensionet në Lindjen e Mesme: Aktivistët turq kërkojnë të dërgojnë flotën e ndihmës në Gaza

OBSH ndez alarmin: 1 në 10 persona është infektuar me HIV në Europë

"Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan", Blinken në Bruksel zbardhet fokusi i bisedimeve

Zbulimi i REL: Rusët e lidhur me Kremlinin, të punësuar në OSBE

Tensionet në Ballkan/ Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëron: Aleanca e NATO-s është e bashkuar

“Paqe ju lutem, paqe”, Papa Françesku bën thirrjen e fortë për luftë në Ukrainë

Ukraina nuk gjen qetësi, Rusia e sulmon me 21 dronë dhe 3 raketa

Ministri Sunak anuloi takimin, reagon kryeministri grek, Mitsotakis
