Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Genova sot mban ‘frymën’ dhe zemrën e ngrirë, mesazhi prekës i kardinalit në meshën kushtuar viktimave në Itali

Postuar: 18/08/2018 - 13:17

Dikush humbi prindërit, dikush djalin apo vajzën, dhe dikush të afërmit. Genova sot mban ‘frymën’ dhe zemrën e ngrirë, pasi përcjell për në banesën e fundit 18 prej 41 viktimave që shkaktoi shembja e urës Morandi. Nga pallati i panaireve të Genovas, atje ku ndodhen edhe 18 akrëmortet e viktimave të 14 gushtit, është mbajtur mesha e nga kardinali Angelo Bagnasco.
 
Ky i fundit dha mesazhe të forta dhe të qarta për të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi, shkruan ‘Tgcom’. “Është detyrë që të bëhet drejtësi, por nuk duhet të fshijmë tragjedinë. Genova u plagos, zemra e saj u thye. Rënia e urës Morandi mbi lumin Polcevera ka shkaktuar një plagë në zemër të Genovës. Plaga është e thellë, me dhimbje pafund për ata që kanë humbur jetën e tyre, për të zhdukurit, për të afërmit e tyre, të plagosurit, për të evakuarit. Të mëdha janë shenjat që la pas ngjarja, për Italinë por edhe për një pjesë të botës”, tha kardinali i Genovas, ndërsa shumë prej familjarëve nuk i ndalin lotët.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.