BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Bota

“George Floyd 2”, 46-vjeçari humbi jetën pasi polici i vendosi gjurin në qafë, reagon KE

“George Floyd 2”, 46-vjeçari humbi jetën pasi polici i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin verior të Teplicës në Çeki, ku një 46-vjeçar rom vdiq pasi një polic çek e kishte shtypur me gju në qafë për disa minuta

Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pavarur për rastin e vdekjes së një qytetari rom. Sipas Këshillit të Evropës veprimi i policisë ishte alarmues dhe ngre pyetje të shumta për rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Pamjet kanë treguar se si më 19 qershor, njëri nga tre policët kishte shtypur me gju qafën e burrit rom. Ai kishte vdekur më vonë në ambulancë dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Policia kishte thënë se një mjek e kishte përcaktuar mbidozën nga droga si shkaktare të vdekjes. Ky shpjegim i policisë u hodh poshtë nga aktivistët e komunitetit rom të cilët paralajmëruan një protestë në Pragë.

Por, kryeministri çek, Andrij Babis ka mbështetur trajtimin e incidentit nga ana e policisë. “Nëse dikush shkatërron makina, është agresiv dhe madje edhe e kafshon një polic, atëherë nuk duhet të presë që të trajtohet me doreza fëmijësh”, tha Babis më 23 qershor.

Edhe organizata Amnesty International në Pragë, dhe e dërguara e qeverisë për të drejtat e njeriut, Helena Valkova, gjithashtu kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur. Ka shumë kohë që komuniteti rom përballet me racizëm dhe diskriminim në Evropën Lindore. Ata ballafaqohen me pengesa të mëdha edhe në punësim dhe arsimim.