BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Bota

Giorgia Meloni nxjerr prapaskenat politike në Romë, zbulon arsyen e vërtetë pse Draghi dha dorëheqjen si kryeministër i Italisë

Giorgia Meloni nxjerr prapaskenat politike në Romë, zbulon arsyen e

 

Të tjera prapaskena dalin në dritë për dorëheqjen e Mario Draghit në Itali. “Unë kam qenë gjithmonë ajo që kam kërkuar më së shumti zgjedhje”. Kështu u shpreh Giorgia Meloni, liderja e partisë ekstremiste të djathtë “Fratellid‘Italia”. Ajo ka rikujtuar edhe njëherë kundërshtimin e saj ndaj qeverisë Draghi, por së fundmi në një intervistë ka theksuar se Italia është në një situatë të komplikuar dhe do të preferonte një largim të rregullt. “Do të kisha preferuar një dalje të rregullt nga kjo legjislaturë, sepse Italia ka një situatë të komplikuar. Vetëm mendoni faktin që ne shkojmë në zgjedhje në shtator, pas pushimeve...”. Më tej Meloni tha se: "Por nuk jam dakord me leximin se kur na vijnë zgjedhjet duket se çdo gjë ndalon. Dhe përsëri ajo shtoi se: “Qeveria nuk shkon në shtëpi vetëm se partitë e kanë ngritur shiritin, edhe Draghi e ka ngritur shiritin dhe e bëri sepse e kuptoi që kjo mazhorancë me afrimin e votës bëhej gjithnjë më grindavece. Ishte në gjenezën e qeverisë”. Gjatë intervistës së saj, Meloni nuk kurseu as Carlo Calendën, ku ky i fundit ishte shprehur se për të qenë kryeministër duhet të kesh aftësi. Përgjigja ishte e menjëhershme: “Nuk e di pse Carlo Calenda mendon se mund të japë licenca kompetencash jo vetëm për mua, por për të gjithë në Itali. Nëse ai më pas na shpjegon se çfarë ka bërë në jetë, e mbaj mend si ministër të Zhvillimit Ekonomik të emëruar pa pasur prapavijë politike dhe pa marrë pëlqimin e qytetarëve dhe mbaj mend që e pashë të menaxhonte krizat industriale që thjesht pyesnin punonjësit e Mercatoneuno apo Embraco, punëtorët e atyre kompanive mbetën në mes të rrugës”.

Pasojat e dorëheqjes së kryeministrit për vendin dhe Evropën

Kryeministri italian Mario Draghi dha dorëheqjen pak kohë më parë, ndërsa mundësia e një paqëndrueshmërisë politike në vend, mund të ketë pasoja për tërë Evropën. Rënia e qeverisë ndodhi në një kohë të keqe për Italinë, ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës. Ashtu si shumë vende të tjera, edhe Italia po përballet me çmime të larta për çdo gjë, nga ushqimi deri te shërbimet shtëpiake si rezultat i sulmit rus në Ukrainë. Për më tepër, ajo po vuan gjithashtu nga një thatësirë afatgjatë që po kërcënon të korrat dhe po përballet me probleme në zbatimin e programit të financuar nga BE për rimëkëmbje nga pandemia e virusit Covid-19. Çdo destabilitet në Itali mund të përhapet në pjesën tjetër të Evropës, që gjithashtu po përballet me probleme ekonomike, dhe ta privojë BE-në nga prania e një udhëheqësi të respektuar, siç është kryeministri tani i dorëhequr italian ndërsa kërkon të mbajë një front të bashkuar kundër Rusisë. Draghi, i cili nuk është politikan, por ish-bankier me përvojë në Bankë Qendrore, u zgjodh kryeministër para 17 muajsh për të trajtuar rënien ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19. Ai kishte marrë nofkën "Super Mario" pasi kishte ndihmuar eurozonën të dalë nga kriza e borxheve kur ai ishte kreu i Bankës Qendrore Evropiane. Draghi luajti një rol të ngjashëm qetësues edhe në Itali muajt e fundit. Vetë prania e tij ndihmoi në sigurimin e tregjeve financiare për financat publike të vendit të ngarkuara me borxhe. Ai gjithashtu arriti ta mbante vendin në rrugën e duhur me reformat ekonomike që BE-ja i kushtëzoi me paketën e saj të rimëkëmbjes nga pandemia, në vlerë prej 200 miliardë euro. Ai ishte mbështetës i vendosur i Ukrainës dhe u bë zëri kryesor në përgjigjen e Evropës ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë, një nga çështjet që kontribuan në rënien e tij pasi një nga partnerët në qeveri, partia “5-Yjet” kishin probleme me ndihmën ushtarake italiane për Ukrainën. Por, qeveria e tij e unitetit kombëtar ra të mërkurën pasi anëtarët e koalicionit të tij që përbëhej nga politikanë të djathtë, të majtë dhe populistë kundërshtuan apelin e tij për t'u bashkuar me të për të përfunduar mandatin e plotë të legjislaturës. Edhe problemet e brendshme luajtën rol në rënien e qeverisë së Draghi. Partia “5-Yjet”, fituesi më i madh i votave në zgjedhjet e vitit 2018, për muaj të tërë ankohej se prioritetet e tyre për të ardhurat bazë dhe pagën minimale, u injoruan. Ajo që i vuri kapakun ishte vendimi për t'i dhënë kryebashkiakut të Romës kompetenca të jashtëzakonshme për të menaxhuar krizën e plehrave të kryeqytetit.