BREAKING NEWS

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu
x

Bota

Gjendet i vdekur në makinë futbollisti i kombëtares së njohur (Foto)

Gjendet i vdekur në makinë futbollisti i kombëtares së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë në makinën e tij. 30-vjeçari u vra të enjten në mbrëmje, në rrethana që nuk janë zbuluar akoma.

Ngrihen hipotezat se  lojtari mund të ketë refuzuar, ta dorëzojë makinën e tij tek hajdutët dhe kjo ka bërë gjë ata ta vrasin atë. Ose një hipotezë tjetër është ajo e krimit, për shkak të futbollit.

Gjithsesi policia po mbledh provat në mënyrë që të zbardhë ngjarjen, që ka tronditur të gjithë futbollin venezuelian.

Edhe njëherë tjetër ndodh vrasje e një futbollisti, ku vetëm pak ditë më parë u vra në Meksikë, lojtari Mirsha Herrera.