BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Bota

Gjenerali i njohur: Lufta do të zgjasë, nga kundërsulmi në pranverë, deri tek tanket gjermane dhe amerikane, ja skenari korean që pritet ta zbatojë Rusia në Ukrainë

Gjenerali i njohur: Lufta do të zgjasë, nga kundërsulmi në

Gjenerali Carlo Jean, ekspert në strategjinë ushtarake dhe gjeopolitikën, është shprehur i bindur se dërgimi i armëve të reja në Kiev nuk do të çojë në një përshkallëzim të konfliktit.“Nuk do të ketë ndonjë përshkallëzim të luftës. Është parakusht për forcimin e mbrojtjes ukrainase për t'iu kundërvënë kundër-ofensivës së parashikuar ruse”.  Edhe pse lideri i Ukrainës Zelensky ka refuzuar një takim apo një bisedim me liderin rus Putin duke thënë se është koha për të goditur tiranin dhe jo koha për të biseduar me të, sipas Jena këto deklarata të Zelensky nuk duhen marrë shumë si të mirëfillta pasi dërgimi i tankeve nga Gjermania dhe SHBA nuk do të ndikojnë në ndryshime thelbësore të situatës. “Zelensky me deklarata të tilla përpiqet të mbaje lart moralin trupave të tij dhe normalisht pretendon se mbështetja perëndimore do ta çoje në fitore, por një gjë e tillë është e vështirë pasi dërgimi i tankeve në territorin ukrainas të paktën në një afat të shkurtër nuk ndryshon asgjë. Pasi të mbërrijnë tanket gjermane, Leopard 2 dhe Abrams amerikan, Ukraina mund të krijojë brigada të blinduara, por mos harrojmë se dhe nga ana logjistike  duhet shumë kohë që tanket të bëhen efikase edhe nga pikëpamja logjistike”, tha ai. Pra për momentin jemi në një ngërç thekson Jean dhe sipas tij gjithçka do të varet nga kundërofensiva e pranverës. |Në këtë periudhë Putini ka vështirësi të urdhërojë mobilizime të reja për shkak të rezistencës të gjerë  publike. Ndërsa e kundërta ka ndodhur në Ukrainë ku  mobilizimi patriotik duket se ka pasur sukses të përsosur. Një Korpus i ri i Ushtrisë së Ukrainës pritet të bëhet operacional në shkurt, dhe pikërisht kjo ofensivë do të ishte ajo që do të vuloste fatin e luftimit dypalësh”, u shpreh ai. Ndërsa në lidhje me taktikat e luftimeve mes dy vendeve Jean tha se Rusia megjithëse përdor një masë artilerie dhe këmbësorie nga grupi Wagner me 50,000 burra që janë kryesisht ish të dënuar  nuk është në gjendje të depërtoje. “Ukraina nëse arrin të marre tanke dhe automjete të blinduara mjaftueshëm ajo mund të kalojë nga një luftë rrënimi në një luftë manovrash në të cilën e ka provuar veten më mirë se Rusia”, u shpreh ai. Ndërsa në lidhje me hezitimin e Gjermanisë  për dërgimin e tankeve Jean u përgjigj se arsyeja kryesore se pse Gjermania hezitoi të dërgoje këto mjete kaq të rëndësishme për  Ukrainën ishte se mentori i Scholz, Gerard Schroeder, ishte një ekzekutiv në Gazprom dhe se lëndët e para ruse janë thelbësore për Gjermaninë. Kjo është arsyeja pse Scholz përpiqet të mos e shtypë shumë gazin dhe ka vënë kushtin që të mos jetë i vetmi që furnizon tanket. Kujtojmë qëmiratimi i Gjermanisë erdhi në bazë të miratimit të SHBA-së që tregon qartazi se  Gjermani nuk donte të ishte e vetme.

Për sa kohë do të kemi luftë ?

Kësaj pyetjeje Jean i është përgjigjur me mosbesim ndaj diplomacisë. Sipas tij. diplomacia mes dy vendeve vazhdon por pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës  janë aq larg nga njëra tjetra saqë asnjëra palë nuk merr hapin që të ulet në tryezën e bisedimeve, dhe si rrjedhoje të dy palët janë në pritje. Sipas tij të dyja palët janë të bindura që do të kenë avantazhe  në fushën e betejës e thënë ndryshe të dy palët janë të bindura që do të dalin me fitore nga beteja e luftës. “Si rrjedhoje lufta vazhdon  dhe për fat të keq mund të them se do të vazhdoje dhe për një kohë të gjatë. Pas pak kohësh kjo luftë do të kthehet në një lloj koreje ku do të ketë një sërë veprimesh, avancime apo dhe tërheqje. Në një moment situata do të jetë aq statike sa do të arrihet me patjetër në një lloj marrëveshjeje. Nuk ka gjasa që ukrainasit të jenë në gjendje të dëbojnë plotësisht rusët dhe që rusët të jenë në gjendje të thyejnë frontin ukrainas. Ukraina është në territorin e saj, me moralin ende të lartë dhe armët perëndimore ende po vijnë” ka thënë gjenerali. Ndërsa Rusia e cila ka shpenzuar shuma të mëdha parash për municionet e kësaj lufte ajo po përballet me një numër në rritje të kritikëve nacionalistë të cilët kanë vënë në shënjestër komandantët ushtarake. Zemërimin e tyre mund ta shohim kudo veçanërisht në mediat dhe në rrjetet sociale”, tha ai.