Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjermani, Lideri i SPD i kërkon anëtarëve mbështetje për koalicionin me Merkel

Gjermani, Lideri i SPD i kërkon anëtarëve mbështetje për koalicionin me Merkel

Postuar: 14/02/2018 - 16:16

Lideri i përkohshëm i social-demokratëve gjermanë (SPD) u tha sot anëtarëve të partisë të përqafojnë mundësinë e reformimit të Bashkimit Evropian  në qeverinë e përbashkët me kancelaren Angela Merkel. 
 
464,000 anëtarët e SPD do të votojnë marrëveshjen e koalicionit me kristian-demokratët e Merkel më 20 shkurt, por shumë kanë shprehur kritika nga riformimi i koalicionit të mëparshëm që u konsiderua i dështuar.
 
Lideri i përkohshëm i SPD, Olaf Scholz, i emëruar pas dorëheqjes së papritur të Martin Schulz një ditë më parë, tha se reformat e BE të përfshira në marrëveshje, ishin një arsye e mirë për të mbështetur koalicionin.
 “Mundësia është tani, jo pas pesë apo 10 vjetësh, atëherë ndoshta ajo nuk do të jetë aty. Le të veprojmë tani, ‘ iu tha ai anëtarëve të partisë në Vilshofen, të shtetit jugor të Bavarisë. Marrëveshja e koalicionin parashikon forcim të bashkëpunimit franko-gjerman, rritjen e fondeve për stabilizimin ekonomik të Evropës dhe transformin e fondit të emergjencave financiare të BE në Fondin Monetar Evropian.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:03

Partitë politike në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, pohuan dje të kenë arritur pajtimin për të kaluar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk janë pjesë e marrëveshjes.

Postuar: 24/02/2018 - 21:21

Këshilli i Sigurimit të OKB ka aprovuar rezolutën për 30 ditë armëpushim në Siri.

Postuar: 24/02/2018 - 08:14

Në një fjalim të rëndësishëm të mbajtur dje në Qendrën Konservatore të Veprimit Politik në Maryland, presidenti amerikan Donald Trump mes të tjerash iu rikthye çështjes së lotar

Bilbao, një polic i vdekur dhe përplasje të përgjakshme mes tifozëve të Athletico-s dhe Spartak Moska

Postuar: 23/02/2018 - 15:41

Qyteti i Bilbaos ishte dje skena e një përleshje të ashpër mes tifozëve të Athletico Bilbao-s dhe Spartak Mosca.
 

Postuar: 23/02/2018 - 09:51

Një skandal është zbuluar nga ministria e Sigurisë në Argjentinë ku ka goditur një tentativë komploti për të përdorur shërbimin diplomatik të Ambasadës ruse për trafik kokaine n

Postuar: 23/02/2018 - 08:30

Sulmuesi vetëvrasës që hodhi dje granatë brenda ambasadës amerikane në Podgoricë, ka qenë ushtarak i mbrojtjes kundër-ajrore gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë n

Postuar: 22/02/2018 - 19:29

Një huligan futbolli rus është arrestuar sot në Gjermani pasi kërkohej për sulmin barbar ndaj një tifozi anglez gjatë kampionatit evropian të futbollit Euro 2016 në Francë.