Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjermani, sulmi terrorist në një sinagogë lë dy të vdekur, dy persona të tjerë mbeten të plagosur rëndë

Postuar: 10/10/2019 - 07:27

Në një sulm të paramenduar nga një radikal anti-semit, dy njerëz mbetën të vrarë dhe dy të plagosur rëndë pranë një sinagoge në qytetin lindor të Gjermansië, Halle. Sulmuesi i veshur me kostum ushtarak dhe helmetë të pajisur me kamera, tentoi, por nuk arriti të hynte brenda në sinagogë për të kryer masakrën ndaj rreth 80 besimtarëve hebrenj të mbledhur për ditën e Jom Kipur. Në një ngjashmëri të frikshme me sulmin në xhaminë e Zelandës së Re, sulmuesi regjistroi aktin dhe e ngarkoi në internet, së bashku me komente anti-semite apo të ekstremit të djathtë. Mediat gjermane identifikonin vrasësin si 27 vjeçarin gjerman Stephan Balliet. Policia tha më vonë se një person është arrestuar në Halle pas sulmit. Një grua u vra jashtë sinagogës pranë varrezave hebreje dhe një burrë u vra pranë një dyqani qebapësh aty pranë. Ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer, e përshkroi ngjarjen si një sulm anti-semit. “Ne duhet të supozojmë se ishte më së paku një sulm anti-semit. Sipas prokurorëve federalë motivi i përket të djathtës ekstreme”, tha ai. Siguria në sinagogat u rrit menjëherë pas sulmit.

Shmangia e masakrës

70-80 besimtarët e mbledhur në sinagogë dëgjuan të shtënat jashtë derës dhe kuptuan që dikush po përpiqej të hynte brenda duke qëlluar ndaj dyerve. “Sulmuesi qëlloi vazhdimisht ndaj derës dhe lëshoi disa kokteje Molotov, kapsolla apo granata, duke tentuar të hynte brenda”, tha kreu i komunitetit hebre në Halle, Max Privorotzki. “Por dera qëndroi e mbyllur, Zoti na mbrojti. Gjithçka mund të ketë zgjatur 10 minuta,” shtoi Privorotzki duke thënë se lutja vazhdoi pas sulmit. I akuzuari për sulmin transmetoi aktet e tij në platformën video Twitch. Duke folur në gjuhën angleze, burri e quante veten "anon" duke thënë se ishte mohues i Holokaustit. “Feminizmi është shkaku i rënies së numrit të lindjeve në Perëndim, dhe kjo përdoret si justifikim për emigracionin, rrënja e të gjithë këtyre problemeve janë çifutët”, tha ai duke vazhduar të filmonte veten në maki9në para nisjes së sulmit. Pamjet janë hequr tashmë nga platforma Twitch, e cila është krijuar në fakt për lojërat video game dhe publikimin e tyre. Një transmetim i ngjashëm u bë dhe nga terroristi i xhamisë në Christchurch të Zelandës së Re, i cili përdori platformën Facebook Live.

I qetë si një profesionist

Një punonjës i dyqanit të qebapëve pranë të cilit ndodhi tragjedia tha se sulmuesi ishte i qetë si një profesionist. “I kryente vrasjet siç bëj unë qebapët”, shtoi ai. Policia tha se dy të plagosur u dërguan në spital deh se terroristi mund të ketë pasur bashkëpunëtorë. “Forcat tona kanë ndaluar një person në lidhje me ngjarjen. Qëndroni vigjilentë, ne kemi angazhuar forca në të gjithë Halle deri sa të kemi informacionin e nevojshëm”, thuhej në njoftimin e policisë. Sulmuesi kishte postuar videon e tij në rrjet rreth 35 minuta para nisjes së sulmit. Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert, foli në një konfernecë shtypi për ngjarjen: “Lajme të tmerrshme nga Halle, shpresojmë që policia të menaxhojë situatën dhe të kapë vrasësin ose vrasësit sa më shpejt, dhe që askush tjetër të mos rrezikohet”.

Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 21:30

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron duket se i ka hedhur pas shpine deklaratat e forta nga vendet dhe disa nga liderët europianë për bllokimin e gegociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 21/10/2019 - 20:24

Japonia do të goditet nga dy stuhi të tjera rreth një javë pas tajfunit Hagibis që vrau të pakt

Postuar: 21/10/2019 - 18:48

Mbreti 67-vjeçar i Tailandës, Maha Vajiralongkorn i ka hequr sot titujt një prej bashkëjetuesve

Postuar: 21/10/2019 - 18:31

Një avion i linjave American Airlines që fluturonte nga Londra drejt SHBA ndryshoi rrugë drejt

Postuar: 21/10/2019 - 18:22

Disa pamje të frikshme janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në gjimnazin e Portland, Oregon, k

Postuar: 21/10/2019 - 18:20

Kreu i rrjetit Wikileaks, Julian Assange dukej sot që mezi mbante lotët teksa tha se  &ldq

Postuar: 21/10/2019 - 18:17

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror.