
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

“Gjermania është kthyer në një qendër shfrytëzimi dhe abuzimi seksual”, zbardhet kërkësa e CDU/CSU në bundestag

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Kancelari Olaf Scholz u shfaq i hapur ndaj një ndalimi të mundshëm të shitjes së shërbimeve seksuale në Gjermani. Këtë kërkesë kanë dërguar në Bundestag partitë CDU/CSU. Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se do të dëshironte të shihte kufizime të mëtejshme ligjore për shërbimet seksuale në Gjermani, duke shtuar se shitja eshërbimeve të seksit është “e papranueshme” dhe nuk duhet të jetë diçka “normale”.
“Unë nuk mendoj se është e pranueshme që burrat të blejnë gra,” tha Scholz në Bundestag. “Është diçka që më ka shqetësuar gjithmonë moralisht”, shtoi Scholz. “Unë mendoj se ne duhet të shikojmë ligjin dhe të shohim se si mund të zgjidhet kjo çështje më së miri,” shtoi kancelari gjerman gjatë një debati në të cilën ai iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Bundestag.
Kristiandemokratët dhe kristiansocialët nga partitë e Unionit CDU/CSU, grupit më të madh parlamentar opozitar në Bundestag, paraqitën një kërkesë për ndalimin e blerjes së shërbimeve seksuale sipas të ashtuquajturit “Modeli nordik”. Sipas këtij propozimi, makrotë dhe klientët duhet të ndëshkohen, shtëpitë publike duhet të ndalohen. Në të njëjtën kohë, prostitutat duhet të mbrohen për t’u mundësuar atyre që të dalin më lehtë nga ky mjedis. Partitë CDU dhe CSU bën thirrje për rregulla të ngjashme si në Suedi, Norvegji, Islandë, Kanada, Francë, Irlandë dhe Izrael.
Gjermania: qendër e shfrytëzimit seksual?
“Fatkeqësisht, Gjermania është kthyer në një qendër shfrytëzimi dhe abuzimi seksual,” tha nënkryetarja e grupit parlamentar të CDU/CSU, Dorothee Bär, përgjegjëse për familjen dhe kulturën. Ajo vuri në dukje se 25.000 gra në Gjermani merren me prostitucion. Ajo kërkoi nga kancelari gjerman që të mbështetë propozimin e kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve për të ndaluar shitjen e shërbimeve seksuale.
Scholz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj kërkese, por tha se shpesh lidhet me abuzime, me dhunë dhe me strukturat kriminale. Ai shtoi se do të mirëpriste një diskutim se si të luftohen fenomene të tilla.
A është e ligjshme puna seksuale në Gjermani?
Parlamenti Evropian votoi gjithashtu për ndalimin epunës seksualebazuar në të ashtuquajturin “modeli nordik”. Javën e kaluar, ministrja gjermane e Familjes Lisa Paus e Partisë së Gjelbër tha se qeveria federale nuk po planifikon asnjë ndryshim në Aktin e Mbrojtjes së Prostitutave në Gjermani. Ajo shtoi se ligji i vitit 2017, i cili ka hyrë në fuqi me qëllim të forcimit të pozitës ligjore të punonjësve të seksit, është në fuqi dhe do të rishikohet deri në vitin 2025.
Puna seksuale ka qenë gjithmonë e ligjshme në Republikën Federale të Gjermanisë, por promovimi i kësaj pune konsiderohej si vepër “imorale” dhe penale deri në vitin 2002. Në RDGJ (ish-Gjermania Lindore), puna seksuale ishte e paligjshme dhe zyrtarisht nuk ekzistonte. Në shtator të vitit të kaluar, shoqata gjermane “Shërbimet Seksuale” u shpreh kundër të ashtuquajturit model nordik dhe tha se diskutimi po lëvizte “në dëm të një shoqërie tolerante dhe të drejtave të individëve” dhe se në këtë debat nuk janë përfshirë personat e prekur./DW
Më të lexuarat


Një betejë e ashpër po shpërthen për të “rrëmbyer” vendin e pasur në Amerikën e Jugut, ja të fshehtat tronditëse të territorit që po bëhet “mollë sherri” mes shteteve më të fuqishme të botës

BE “në buzë të humnerës”, pas Trumpit holandez, del në skenë një tjetër politikane që po shkakton të dridhura në të gjithë kontinentin, ja pse “zemra” e Evropës është e rrezikuar nga një luftë civile

Lufta në Lindjen e Mesme drejt katastrofës, SHBA po rrezikon shumë me Kinën, ja “receta” për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, zbardhen “profecitë" e fundit të frikshme të Henry Kissinger

Putin merr masat, jep urdhrin e prerë për ushtrinë ruse

Shtëpia e Bardhë bën thirrje e fortë: Na duhet kjo ndihmë menjëherë, në mënyrë që të...

Vazhdojnë luftimet në Gaza, ja sa ka shkuar numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit

Izraeli fajëson Hamasin për mbarimin e armëpushimit: S’ishin të gatshëm ta vazhdonin

Përhapet lufta, Ukraina nis sulme edhe në anën tjetër të botës, shkatërrohet tuneli kyç që lidh Rusinë me Kinën

Një italo-rus bie në pranga në Moskë pas aktiviteteve të dyshimta, vihen në lëvizje agjentë 007 të Moskës, ja çfarë dyshohet

BE po shkon drejt një krize të madhe, Viktor Orban i prish planet bllokut, ja si mund të pengojë anëtarësimin e Ukrainës me një lëvizje të vetme
