BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Bota

Gjermania i dhuroi vaksina Shqipërisë? Ambasada tregon si qëndron e vërteta

Gjermania i dhuroi vaksina Shqipërisë? Ambasada tregon si qëndron

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me ardhjen e vaksinave anti-covid në vendin tonë. Përmes një njoftimi, ambasada shprehet se nuk ka informacione lidhur me dërgesën e bërë më 11 janar.

“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021. Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe ne mënyra të ndryshme.

Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation.”, shprehet ambasada.