Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjermania kritikon planin e Izraelit për aneksimin e territoreve të pushtuara

Postuar: 11/09/2019 - 18:28

Gjermania kritikoi sot premtimin kontrovers të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar pjesë të mëdha të pushtuara të Bregut Perëndimor.

"I bëjmë thirrje qeverisë izraelite të përmbahet nga veprimet që mund të pengojnë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit ", tha zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, në një takim të rregullt për media në Berlin.

Ai nënvizoi se qëndrimi i gjatë i qeverisë gjermane kundër vendbanimeve ilegale në territoret e pushtuara palestineze mbetet i pandryshuar.

Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Maria Adebahr, vuri në dukje se komentet e Netanyahut u bënë gjatë një mitingu zgjedhor, duke theksuar gjithashtu se aneksimi i mundshëm i pjesëve të Bregut Perëndimor do të ishte një "shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare".

Të martën, Benjamin Netanyahu u zotua se nëse i fiton zgjedhjet e përgjithshme të parapara për 17 shtator, ai do të aneksojë pjesë të territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor - përfshirë veriun e Detit të Vdekur dhe Luginën e Jordanit.

Qeveria e Merkelit ka qenë mbështetëse e fortë e Izraelit, ndërsa kancelarja gjermane ka theksuar në mënyrë të përsëritur përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit, për shkak të genocidit nazist të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.
Por ajo gjithashtu ka kritikuar politikat e diskutueshme të Netanyahut në vitet e fundit dhe ka riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për një zgjidhje dyshtetërore midis izraelitëve dhe palestinezëve.
E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor, së bashku me Kudsin Lindor, si "territore të pushtuara" dhe i cilëson të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve kolone hebreje si të paligjshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 22:17

Marina e SHBA ka konfirmuar se tre videot e dala së fundmi në internet që tregonin objekte misterioze që udhëtonin në ajër me shpejtësi të larta, janë autentike, duke komentuar se nuk e dinë nëse ishin dronë apo obj

Postuar: 19/09/2019 - 21:57

Ish-gjenerali i forcave ajrore ruse Pyotr Deynekin, kritikoi sot gatishmërinë e forcave ajrore

Postuar: 19/09/2019 - 20:04

Platforma për shpërndarjen e fotografive, Instagram, njoftoi se ka ndërmarrë masa më të rrepta

Postuar: 19/09/2019 - 19:53

Marina ruse tha sot se do të jetë e para që do të pajisë nëndetset e saj me raketa supersonike

Postuar: 19/09/2019 - 19:16

Gjatë 22 shtatorit Irani do të mbajë paradën ushtarake në Gjirin Persik, ku do të marrin pjesë

Postuar: 19/09/2019 - 19:07

Presidenti francez Emmanuel Macron tha së fundmi në një intervistë se protestat e Jelekëve të V

Postuar: 19/09/2019 - 18:44

Diçka misterioze ka ndodhur në hapësirë rreth gjysmë miliardi vjet më parë e cila nisi një nga