BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Bota

Gjermania mban zgjedhjet e përgjithshme, rezultat i ngushtë mes partisë së Merkel dhe socialdemokratëve, ja të dhënat e exit poll-eve

Gjermania mban zgjedhjet e përgjithshme, rezultat i ngushtë mes

Gjermania ka mbajtur ditën e djeshme zgjedhjet për Bundestagun e ri, nga i cili më tej do të zgjidhet dhe pasuesi i Angela Merkel si kancelar i ri i vendit. Pas përfundimit të votimit, bazuar në exit poll-et e para, DW raporton se favoritë janë CDU/CSU dhe SPD, secila me 25 për qind. Më tej ndiqen nga Të Gjelbërit 15%, FDP me 11%, AfD 11%, E Majta 5% dhe parti të tjera me 8%. Si pasojë e situatës pandemike, shumica e gjermanëve kanë zgjedhur të shfrytëzojnë mundësinë e votimit nëpërmjet postës, duke shmangur kështu paraqitjen fizike në qendrat e votimit. Rreth 38 deri në 40 për qind të zgjedhësve mund të kenë votuar me postë. Edhe këto vota numërohen paralelisht me votat e hedhura fizikisht në kutitë e votimit gjatë së dielës. Qytetareve dhe qytetarëve me të drejtë vote në Gjermani iu bë thirrje të votojnë për një parlament të ri, Bundestag. Me votën e tyre zgjedhësit përcaktojnë se kush do të qeverisë në katër vitet e ardhshme pas 16 vjetësh me kristiandemokraten Angela Merkel si kancelare. Kjo e fundit nuk rikandoi më. Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët dhe vota e dytë për partitë. Është pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar. Pra vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin. Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti. Gjithsej janë 47 parti dhe grupime që konkurrojnë në zgjedhje, kaq shumë nuk ka pasur asnjëherë më parë në garë që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në Bundestag-un e 20-të gjerman sidoqoftë me gjasë do të përfaqësohen vetëm gjashtë partitë e si deri më sot: CDU/CSU, SPD, Të Gjelbërit, FDP, AfD, E Majta. Sipas sondazheve pritet që për herë të parë që nga viti 1957 në Gjermani të jetë i nevojshëm një koalicion qeverisës i përbërë nga tri parti. Asnjëra nga partitë me gjasë nuk mund të arrijë shumicën e nevojshme për të qeverisur vetëm ose në koalicion dysh. Kësisoj konstelacionet e mundshme janë nga më të ndryshmet, si më realiste duken modelet: CDU/CSU – Të Gjelbërit – FDP, ose opcioni SPD – TË Gjelbërit – FDP. Në një koalicion të tillë do të ishte mjaft e vështirë ujdia për përmbajtjen e marrëveshjes së koalicionit për shkak të koncepteve politike me dallime të mëdha mes këtyre partive. Një koalicion SPD – Të Gjelbër – Të Majtë duket më pak i mundshëm duke iu referuar shifrave nga sondazhet paraelektorale. Ndërsa një aleancë me partinë populiste të djathtë AfD e përjashtojnë të gjitha partitë.

Merkel pas zgjedhjeve

Pas daljes së rezultatit përfundimtar nga këto zgjedhje, nis puna e partive të votuara për krijimin e koalicionit qeverisës. Derisa të krijohet qeveria e re, kancelarja qëndron në detyrë. Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Angela Merkel pra mund të jetë në post deri për Krishtlindje. Pas 17 dhjetorit 2021 ajo do të arrinte kësisoj edhe rekordin e kohës në detyrë si kancelare duke etejkaluar edhe Helmut Kohl-in. Ky rekord do të ishte 5869 ditë. Pas zgjedhjeve, Merkel lejohet të vazhdojë përkohësisht ushtrimin e detyrave. Pra ajo teorikisht mund të emërojë ose të shkarkojë ministrat. Takimet e planifikuara për kancelaren gjithashtu duhet të realizohen. Ndaj me gjasë p.sh. Merkel do të shkojë edhe në takimin e fuqive kryesuese ekonomike, në samitin e G20 në fund të tetorit në Romë. Sakaq, Bundestagu i ri i dalë nga zgjedhjet duhet që të mblidhet në seancën konstituuese më e vona 30 ditë pas votimeve. Kjo është e parashikuar në nenin 39 të ligjit themelor. Kapitulli më i vështirë pas zgjedhjeve janë bisedimet për koalicion. Për këtë nuk ka një afat kohor të përcaktuar nga ligji. Pjesëmarrësit e dinë këtë dhe negociojnë çdo detaj për ndarjen e pushtetit. Në bisedime temat kanë të bëjnë me objektivat e partisë, personat për postet ministrore dhe marrëveshja e koalicionit. Në shumicën e rasteve kandidati kryesor është njëkohësisht edhe kandidati për kancelar, i cili ka të drejtë të përcaktojë se me cilat parti do të krijojë qeverinë.

Sonila ELEZI