BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Gjermania një hap më pranë krijimit të qeverisë së re, Social Demokratët, të Gjelbrit dhe Liberalët arrijnë marrëveshjen paraprake

Gjermania një hap më pranë krijimit të qeverisë së

Ministri gjerman i Financave dhe kandidati për të zëvendësuar kancelarin Angela Merkel si kancelar i ardhshëm, Olaf Scholz bëri me dije dje se Social Demokratët, të cilët dolën të parët në zgjedhjet parlamentare gjermane, të Gjelbrit dhe Liberalët kanë arritur një marrëveshje paraprake për formimin e qeverisë së re. Të tre partitë kanë zhvilluar bisedime që kur Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë të zotit Scholz fitoi zgjedhjet e përgjithshme më 26 shtator, ndërsa partia e zonjës Merkel doli e dyta, në kohën kur zonja Merkel do të largohet përfundimisht nga politika. "Në përgjithësi, ne mund të ndiejmë këtu se një fillim i ri është i mundshëm, i sjellë nga tre palët që janë mbledhur këtu. Ne kemi rënë dakord për një tekst nga bisedimet eksploruese. Ky është një rezultat shumë i mirë që tregon qartë se një qeveri që synon të sigurojë që ne të arrijmë përparim, mund të formohet në Gjermani", tha Scholz përpara gazetarëve. Bashkë-udhëheqësja e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock tha se marrëveshja fillestare paralajmëron një "koalicion përparimi" e cila do ta përdorë dekadën e ardhshme si një dekadë rinovimi. Marrëveshja e arritur është ajo që do të krijoje bazat e bisedimeve zyrtare të koalicionit, çka indikon se aleanca e Merkel CDU-CSU është drejtë të qenit pjesë e opozitës që nga rezultatet e këqija dhe mbështetjen e ulët që mori në zgjedhje. Kreu i CDU dhe kancelari me shpresë, Armin Laschet kohët e fundit kishte deklaruar se partia e tij mbetet e hapur për të formuar një koalicion qeverisës, ndërkohë momentalisht edhe posti i tij në krye të CDU nuk është i sigurt. Kjo pasi duke u përballur me krizën e tyre më të keqe në dekada, konservatorët po planifikojnë një spastrim të pastër të udhëheqjes së tyre, me një kongres deri në dhjetor për të zgjedhur shefat e tyre të rinj. Scholz, i cili është gjithashtu zëvendëskancelar i Angela Merkel, këtë javë shprehu besimin se bisedimet trepalëshe që përfshijnë partinë e tij do të prodhonin qeverinë e ardhshme të Gjermanisë para Krishtlindjes.

Situata ekonomike

Sakaq, zhvendosja e menjëhershme e udhëheqjes së Gjermanisë në qendrën e majtë, vjen ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës po përballet me sfidën komplekse të sigurimit të rimëkëmbjes së vendit pas pandemisë, një krizë që në të vërtetë ka vënë shumë në vështirësi shumë ekonomi botërore. Mungesat serioze në lëndët e para po pengojnë ripërtëritjen, me fabrikat e industrisë vitale të automobilave gjermane thuajse të mbylluar për shkak të çështjeve të furnizimit me lëndën e parë. Ndërsa industria po kërkon mbështetjen e shtetit për të vazhduar, një objektiv i planifikuar i emetimeve zero deri në vitin 2045, do të kërkojë investime të mëdha duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve më të qëndrueshme të energjisë dhe opsioneve më të gjelbra të transportit. Përmes negociatave formale, të Gjelbrit dhe FDP-ja pro-biznesit dhe do të duhet të shohin nëse mund t'i tejkalojnë dallimet e tyre në çështje të cilat përfshijnë mbrojtjen e klimës, taksat dhe shpenzimet publike. Gjithsesi të dyja palët kanë deklaruar se janë mëse të gatshëm që të ndërtojnë ura komunikimi dhe vendimmarrjeje në mënyrë që të bashkëqeverisin. Ajo që vihet re, është fakti se si të gjitha palët janë tejet të angazhuara që të mos ketë përsëritje të procesit zgjedhor, situatë e cila ndodhi në zgjedhjet e vitit 2017, kur FDP doli në mënyrë dramatike nga bisedimet e koalicionit me konservatorët dhe të Gjelbrit dhe u deshën muaj që të formohej një qeveri e re. Një ndryshim i politikave financiare të Gjermanisë nuk shihet si një skenar i mundshëm, kjo duke pasur parasysh faktin që Scholz ka qenë në fund të fundit ministër i financave i Merkel dhe në mënyrë të përsëritur ka thënë se i përmbahet rregullit të Gjermanisë për borxhet e reja. Sipas France24, analisti i Bankës Berenberg Holger Schmieding tha se si ministër i financave që nga marsi 2018, Scholz tashmë ka formësuar qëndrimin fiskal gjerman dhe pozicionin e tij në negociatat e BE -së në një masë të konsiderueshme. “Mos prisni një ndryshim të konsiderueshëm nga lëvizja e tij e mundshme në zyrën e kancelarit", shkroi Schmieding.