BREAKING NEWS

Del fotoja/ Vrasja makabre që tronditi Durrësin, kjo është gruaja, nënë e tre fëmijëve që u vra sot me levë nga bashkëshorti

Del fotoja/ Vrasja makabre që tronditi Durrësin, kjo është
x

Bota

Gjermania shton sanksionet e armëve ndaj Arabisë Saudite

Gjermania shton sanksionet e armëve ndaj Arabisë Saudite
Qeveria gjermane tha sot se do të zgjasë sanksionet e eksportit të armëve për Arabinë Saudite me gjashtë muaj, të cilat u nisën pas vrasjes së gazetarit disident saudit Xhamal Khashoggi tetorin që shkoi.
 
Kancelaria Angela Merkel tha dje se do të dëshironte të vazhdonte moratoriumin e armatimeve.
 
 “Deri në 31 mars 2020 nuk do të aprovohen aplikime nga Arabia Saudite për eksporte armësh”, tha zëdhënsi i Merkel.
 
Në fillim të javës Merkel arriti një marrëveshje me homologun francez Emmanuel Macron për lejimin e shitjes së armatimeve franceze me pjesë gjermane, të cilat më parë ishin përfshirë në embargo.
 
Britania ka kërkuar nga Gjermania të zbusë masat duke argumentuar se dëmton prodhuesit evropianë të armatimeve.