BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Bota

“Gjetja jonë më e madhe”/ Syzet optike e ulin apo e rrisin rrezikun e infektimit me Covid-19, studimi më i fundit publikon fakte të pathëna më parë, flasin ekspertët

“Gjetja jonë më e madhe”/ Syzet optike e ulin apo e

Studimi më i fundit flet për syzet optike, mbajtja e tyre çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit nga Covid-19.

Sipas “Daily Mail”, studiuesit nga kina zbuluan se pacientët me Covid-19 kishin 5 herë më pak të ngjarë të prekeshin sesa të tjerët.

Sipas ekipit, i cili u mor me studimin, kjo ndodh për shkak se receptorët ACE-2 (është një proteinë në sipërfaqen e qelizave), me anë të të cilave virusi hyn dhe infekton qelizat njerëzore, mund të gjenden në sy.

Gjetjet gjithashtu tregojnë më shumë prova pse punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të mbajnë syze.

syzet optike ulin rrezikun e infektimit me koronavirus (3)

Për këtë studim, ekipi vëzhgoi 276 pacientë të diagnostikuar me Covid-19 nga 17 janari deri më 13 mars.

30 pacientë kishin syze. Askush prej personave të diagnostikuar me virus nuk kishin përdorur syze, lente kontakti dhe as nuk i ishin nënshtruar ndërhyrjes për korrigjimin e shikimit.

“Gjetja jonë më e madhe ishte se pacientët me Covid-19 që mbajnë syze për një kohë të gjatë gjatë ditës, janë më pak të ndjeshëm ndaj virusit”,- shkruan autorët e studimit.

Studiuesit pretendojnë se syzet parandalojnë ose dekurajojnë përdoruesit të prekin sytë, duke shmangur kështu transferimin e virusit nga duart tek sytë.

syzet optike ulin rrezikun e infektimit me koronavirus (5)

Sipas tyre, kohët e fundit, është zbuluar se sytë prodhojnë ACE-2, duke i kthyer organet në një objektiv kryesor të Covid-19.

Koronavirusi nuk është gjetur vetëm në sipërfaqen e syve, por edhe brenda lotëve, gjë që transferon patogjenin.

Kjo mund të shpjegojë pse deri në 12 % e pacientëve me Covid-19 kanë të ashtuquajturat “manifestime okulare”, të tilla si skuqje dhe ënjtje.

syzet optike ulin rrezikun e infektimit me koronavirus (1)

“Prandaj, sytë konsiderohen si një kanal i rëndësishëm që SARS-CoV-2 të hyjë në trupin e njeriut,” shkruajnë autorët.

Në një koment të ftuar, Dr Lisa Maragakis, një profesor i asociuar i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, tha se njerëzit nuk duhet të mbajnë syze nëse nuk u duhen.