BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Bota

Gjuajtësit Su-34 manovra dyluftimi në ajër mbi Urale (video)

Pilotët e forcave ajrore ruse u filmuan teksa fluturonin avionët e rëndë Su-34 në manovrat mbi krahinat e mbuluara me borë të Chelyabinsk, në Urale, për të mprehur aftësitë e tyre dhe teknikat e lëshimit të raketave.
 
Avionët fluturojnë ulët mbi terrenin e zbrazur dhye kamerat e instaluara në kabinë kapin lëvizjet akrobatike dhe simulimet e luftimeve ajrore “një me një dhe në grup” duke përdorur raketa të rreme.
 
 Avioni me dy vende ka zëvendësuar tashmë gjuajtës-bombarduesin Su-24 që ka parë disa luftëra në dekadat e fundit. I njohur nga NATO me emrin e koduar ‘Fullback’, Su-34 mban bomba preçizioni dhe mbetet i manovrueshëm si avionët rregullt luftarakë.