BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Gjykata Europiane e Drejtësisë nxjerr vendimin: Polonia duhet të paguajë çdo ditë një milion euro për reformën në drejtësi

Gjykata Europiane e Drejtësisë nxjerr vendimin: Polonia duhet të

Në një periudhë jo të mirë të marrëdhënieve mes Polonisë dhe Bashkimit Europian, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë dje vendimin për të detyruar Poloninë të paguajë një shifër prej milion eurosh në ditë. Shkak për një vendim të tillë është vërë refuzimi nga shteti polak për të pezulluar funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë. Komisioni Evropian kërkoi gjobitjen muajin e kaluar pasi autoritetet polake nuk respektuan një vendim të mëparshëm të muajit korrik që urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të aktiviteteve të dhomës. "Përmes vendimit të sotëm zëvendëspresidenti i Gjykatës detyroi Poloninë të paguajë një dënim prej 1 milion euro në ditë, duke e llogaritur nga data në të cilën ky vendim i është dorëzuar Polonisë", tha Gjykata. Ka kohë që Bashkimi Evropian dhe Polonia janë përfshirë në mosmarrëveshje në lidhje me reformat në gjyqësor të këtij vendi. REL raporton se Bashkimi Europian thotë se ato e dëmtojnë pavarësisë e sistemit gjyqësor. Ekspertët thonë se krijimi i Dhomës Disiplinore të Bllokut Evropian është pjesë e përpjekjeve të nacionalistëve në pushtet për të shtuar kontrollin politik në sistemin e drejtësisë. Varshava këmbënguli se masa ishte e nevojshme për të luftuar korrupsionin midis gjyqtarëve. Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe Polonisë arritën kulmin më 7 tetor kur Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore. Gjykata Kushtetuese ka thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë. Dhe, sipas saj, gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre. Vendimi shkaktoi një kundërshtim të ashpër nga Brukseli dhe zyrtarë të lartë të BE-së i kujtuan Polonisë se "një nga shtyllat e BE-së është përparësia e ligjit të BE-së". Vendimi nxiti edhe protesta pro-BE-së në Varshavë pasi ekzistojnë shqetësimet se Partia për Ligj dhe Drejtësi në pushtet mund të iniciojë një Polexit, pra një dalje të vendit nga Bashkimi Evropian. Polonia ka thënë se aktiviteti i Dhomës Disiplinore do të shfuqizohet si pjesë e reformave më të gjëra, por nuk ka paraqitur ende plane të detajuara. Disa liderë të BE-së kanë kërkuar që blloku të kushtëzojë këtë vend anëtar me ndaljen e fondeve prej 36 miliardë dollarësh, mirëpo kryeministri polak Mateusz Moraëiecki tha se vendi i tij ishte "gati për dialog", dhe se nuk do të "vepronte nën presionin e shantazhit".

Reagimi nga Polonia

Kryeministri Mateusz Morawiecki në një intervistë të dy ditëve më parë, foli qartë kundër praktikave të aplikuara deri tani ndaj Polonisë nga Bashkimi Europian i cili po kushtëzon fondet e rimëkëmbjes pas pandemisë me zbatimin e ligjeve europiane dhe sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit. Morawiecki kërkoi që Komisioni të tërhiqte kërkesën për gjobat ditore të paguara nga Varshava në moszbatimin e vendimit të Korrikut të Gjykatës së Drejtësisë për pavlefshmërinë e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë Polake. “Ne do t’i marrim këto para herët a vonë”, tha ai, duke paralajmëruar se sa më vonë t’i marrim, aq më e fortë do të jetë prova se ekziston një trajtim i tillë diskriminues dhe një qasje diktatike nga Komisioni Europian. Morawiecki i krahasoi këto kërcënime me bllokimin e mundshëm të ndihmës financiare nga BE me vendosjen e armës në kokë për Poloninë pas përjetimit të pandemisë së COVID-19. Morawiecki kërcënoi se do të hakmerrej duke përfshirë potencialisht kundërshtimin ndaj politikës së BE-së për ndryshimet klimatike. Këto para duhet të ishin paguar tashmë ndersa kjo është një shkelje e procedurës nga Komisioni Evropian pretendon Kryeministri polak. Një sfidë që Morawiecki e konsideroi të barabartë me “fillimin e Luftës së Tretë Botërore“. Këto përplasje mes Polonisë dhe pjesës tjetër të BE-së u radikalizuan pasi gjykata Kushtetuese polake kërkoi të vendoste ligjin e brendshëm mbi ligjin e BE-së. Ndërsa Kancelarja gjermane bëri thirrje për një kompromis, Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi që Polonia të ndëshkohej.

Më të lexuarat