BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Gjysma e amerikanëve tashmë kanë votuar, ja ndarja sipas shteteve, mijëra fletë refuzohen

Gjysma e amerikanëve tashmë kanë votuar, ja ndarja sipas

Amerikanët këtë vit kanë zgjedhur më shumë se kurrë të votojnë përmes votimit të hershëm dhe votimit me postë. Por duket se këtë radhë ka edhe më shumë probleme se kurrë në këtë lloj votimi. Me qindra mijëra fletëvotimi me postë refuzohen nga zyrtarët zgjedhorë për një larmi arsyesh, që nga mbërritja e tyre me vonesë, tek mungesa e firmës në zarf. VOA raporton se këtë vit, kur më shumë se gjysma e amerikanëve kanë votuar më herët ose me postë, janë refuzuar edhe më shumë fletëvotime, duke ngritur pikëpyetje rreth të drejtës për të votuar, si dhe nxitur shqetësime për pasiguri paszgjedhore në ato shtete, të cilat mund të jenë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve, si Florida apo Xhorxhia. Në këto shtete sipas anketave të deritanishme, të dy kandidatët, Donald Trumpin dhe Joe Biden, janë mbërthyer në një garë të ngushtë mes tyre. Në Florida, nga 3.8 milionë vota me postë të hedhura deri më tani, më shumë se 15,000 mund të refuzohen, pra rreth 0.4 për qind e tyre. Në Karolinën e Veriut, shkalla e refuzimit është edhe më e lartë. Prej 25 tetorit nga më shumë se 780 mijë fletëvotime të postuara në këtë shtet, më shumë se 10 mijë përballen me një refuzim të mundshëm, një normë skualifikimi prej rreth 1.3 për qind, sipas një studimi. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve është fakti se votat e ardhura nga komunitetet e pakicës, po përballen me më shumë refuzime, sesa votat e ardhura nga amerikanët e bardhë. Sipas gjetjeve të studiuesve në Karolinën e Veriut për shembull, votat e afro-amerikanëve kishin tre herë më shumë gjasa të skualifikoheshin, sesa ato të amerikanëve të bardhë. Kjo është diçka që demokratët mund ta përdorin si bazë ankimimi atje ku rezultati është i ngushtë. Por jo çdo fletëvotimi e konsideruar me mangësi do të refuzohet automatikisht.

Gabimet

Në të dy shtetet, si në shumë të tjera, votuesve u jepet një mundësi për t'i korrigjuar gabimet në fletët e tyre të votimit. “Do të ishte e parakohshme në këtë moment të dilnim në përfundimin se fletëvotimet e kthyera janë refuzuar nga bordi vlerësues dhe nuk janë llogaritur”, thotë Mark Ard, drejtori i përkohshëm i Komunikimit për Departamentin e Shtetit të Floridës. Në Karolinën e Veriut, zyrtarët kanë filluar të kontaktojnë votuesit me pasaktësi në fletëvotimi, thotë Patrick Gannon, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Bordin Shtetëror të Zgjedhjeve të Karolinës së Veriut. “Një votues i cili nuk ka kohë për ta korrigjuar fletët e votimit mund të votojë fizikisht gjatë periudhës së hershme të votimit deri më 31 tetor ose në ditën e zgjedhjeve”, thotë Gannon. Në pamje të parë, numri i fletëve të votimit në Florida dhe Xhorxhia të klasifikuara për t'u refuzuar duket i vogël. Sidoqoftë, në Florida dhe Xhorxhia, si dhe në shtetet e tjera ku historikisht rezultati zgjedhor ka qenë tejet i ngushtë, ndonjëherë 10,000 vota mund të jenë përcaktuese për fituesin. Diferenca në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000 mes republikanit George Ë. Bush (i cili u shpall në fund fitues) dhe demokratit Al Gore zbriti në 537 vota në Florida. Sipas studiuesve edhe gjatë zgjedhjeve paraprake për Senatin në Florida në vitit 2018, republikani Rick Scott fitoi me vetëm 10,033 vota. Ndërkohë që kanë ngelur edhe vetëm katër ditë para zgjedhjeve presidenciale, kandidatët Trump dhe Biden e kanë përqendruar fushatën në Florida. Në çdo zgjedhje që nga viti 1996, fituesi i Floridës ka marrë presidencën. Florida ka 29 nga të 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet. Presidenti Donald Trump e fillon ditën e tij të fushatës me një tubim në qytetin Tampa para se të udhëtojë në mbrëmje në Karolinën e Veriut. Ish zv. presidenti Joe Biden do të flasë në qarkun Broëard pasdite dhe më pas shkon në Tampa në mbrëmje. Sipas një mesatareje të sondazheve kryesore të përpiluara nga Real Clear Politics, dy kandidatët janë pothuajse barabar në Florida dhe Karolinën e Veriut. Presidenti Trump tha të mërkurën se gëzon mbështetje shumë më të madhe në shtetet e lëkundura se ç’tregojnë anketat, ku rivali i tij Joe Biden rezulton me epërsi.

Më të lexuarat