BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Bota

Greqia hap kufijtë për 29 vende nga 15 qershori (A është Shqipëria në listë?)

Greqia hap kufijtë për 29 vende nga 15 qershori (A është

Duke filluar nga 15 qershori, Greqia do të hapë kufijtë me 29 vende, për turistët me fluturime në Athinë dhe Selanik.

Lista e 29 vendeve u hartua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morën parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimi përkatës i Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Në këtë listë përfshihen Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.

Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë.