BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

Greqia heq disa masa kufizuese ndaj koronavirusit

Greqia heq disa masa kufizuese ndaj koronavirusit

Qeveria greke ka ndërmarrë një hap drejt lehtësimit të masave anti-Covid pas disa muajsh izolim dhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Si kusht për këtë është kryerja e testeve të shpejta që mund të bëhen nga kushdo në farmaci, dhe për më tepër falas. Planifikohet që nga fundi i marsit farmacitë e Greqisë do të furnizohen me teste të shpejta, ku çdo qytetar ka të drejtë të kryejë deri në 4 në muaj, një në javë, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore.

Pritet që me anë të këtyre testeve situata të vendoset nën kontroll. Duke nisur nga kjo fundjavë në gjithë vendin lejohet qarkullimi çdo ditë në orarin 05:00-21:00 (nga 05.00-19.00 që ishte në fundjavë). Kujtojmë se Greqia po përballet këto javë me shifra të larta të infektuarish, viktimash dhe pacientë në intubim, pavarësisht masave të rrepta anti-Covid.

Më të lexuarat