BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Bota

Greta Thunberg duket se pranon se fushata e saj për klimën “s’ka arritur asgjë”

Greta Thunberg duket se pranon se fushata e saj për klimën
Teksa ka mbërritur tashmë në Madrid, pas turneut në SHBA kjo mbajti fjalime të zjarrta mjedisore, aktivistja Greta Thunberg bëri thirrje që më shumë njerëz të bashkohen, pasi sipas saj vala e grevave shkollore gjatë vitit që po mbyllet “nuk ka arritur asgjë”.
 
Ja çfarë tha Greta në takimin e klimës së OKB në Madrid.
 
“Unë jam vetëm një aktiviste, dhe ne kemi nevojë për më shumë. Disa njerëz kanë frikë të ndryshojnë dhe përpiqen me çdo çmim të na bëjnë të heshtim".
 
Duke folur para marshimit të pritur të klimës në Madrid, Thunberg u ankua se fushata e fëmijëve të shkollave e frymëzuar nga protesta e saj ‘solo’në Suedi në “nuk ishte kthyer në veprim” nga qeveritë.