BREAKING NEWS

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri dhe u tregojnë dhëmbët rusëve, brenda 2023 nisin fluturimet e para

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët
x

Bota

Gruaja bie në koma disa ditë, pas simptomave të gripit mëson se ishte me COVID-19. Djali i saj jep lajmin e mrekullueshëm: Ne jemi absolutisht në qiellin e shtatë

Gruaja bie në koma disa ditë, pas simptomave të gripit

Pasi u prek nga koronavirus ka luftuar me vdekjen disa ditë, ku ka rënë edhe në gjendje kome. Kjo është gjyshja britanike, bëhet fjalë për 62 vjeçaren Marion Jolliff, e cila shfaqi simptoma të ngjashme me gripin në fillim të muajit, por shpejt filloi të kishte probleme edhe me frymëmarrjen.

Gjyshja e katër nipave e mbesave, ra në koma në spital, raporton Mirror. Sot, djali i saj Alen Jolliff, zbuloi sot se e ëma ishte shëruar plotësisht.

“Ne jemi absolutisht në qiellin e shtatë pas këtij lajmi. Stafi ka bërë një punë absolutisht të mahnitshme. Unë nuk do të doja të jem në pozitat e tyre. Disa janë duke bërë turne të trefishta, janë absolutisht të mrekullueshme”, tha Alen.

“Morëm konfirmimin se nëna nuk po trajtohet më për koronavirus”, tha ai.

Marion u bë personi i parë në Sunderland, Tyne dhe Wear, që u diagnostikua me koronavirus në fillim të këtij muaji. Nuk dihet ende se si ajo arriti të shërohej, por ky gjithsesi është lajm shprese dhe optimizmi.

Më të lexuarat