BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Bota

Gruaja e ‘hekurt’ e Evropës del me paralajmërimin e fortë në ditën e gruas: Po kërcënohen rëndë nga...

Gruaja e ‘hekurt’ e Evropës del me paralajmërimin e

Pandemia vazhdo të mbetet një kërcënim i rëndë për njerëzimin. Kancelarja e shtetit ka bërë me dije se kjo situatë që po kalojmë po kërcënon me të vërtetë barazinë gjinore.

Gruaja e “hekurt” e Evropës kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se pandemia e COVID-19 po kërcënon barazinë gjinore në të gjithë sferat e jetës.

“Ne duhet të sigurohemi që pandemia nuk po na rikthen në stereotipat e vjetra gjinore që menduam se i kishim kapërcyer.”, tha kancelarja.

Ajo theksoi se çështjet e punës dhe kujdesit ndaj fëmijëve edhe për shkak të mësimdhënies online, gjatë pandemisë kanë rënë më tepër mbi shpatullat e grave.

Kancelarja tha se qeveria federale po punonte për krijimin dhe zgjerimin e ambienteve të kujdesit për fëmijët, veçanërisht e moshës parashkollore, në mënyrë që t’u lehtësonte grave punën.

Merkel ka shprehur edhe shqetësimin e saj lidhur me pagat e pabarabarta mes burrave dhe grave, duke argumentuar se meqenëse ata luajnë role po aq të rëndësishme duhet të fitojnë të njëjtën shumë.

"Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për barazi në të gjitha fushat e shoqërisë!”

Gjermania ka një nga boshllëqet më të mëdha të pagave mes gjinive në Evropë, me gratë që fitojnë mesatarisht 19% më pak se burrat në 2019.

Kjo ka të bëjë kryesisht edhe me faktin se ato punojnë me kohë të pjesshme për shkak të detyrimeve në shtëpi.

Në një raport të publikuar nga BE, zbuloi se pandemia koronavirusit ka përkeqësuar pabarazinë ekzistuese midis grave dhe burrave në pothuajse të gjitha fushat e jetës.

Sot është dita ndërkombëtare e gruas! Gjithçka nisi më 1857, ku në një fabrikë në New York të SHBA-së, gratë vendosën të protestonin kundër kushteve çnjerëzore në të cilat punonin. Kjo ishte shkëndija e parë, që gratë në të gjithë botën gradualisht, të kërkonin dhe të luftonin për të drejtat e tyre që ne sot i gëzojmë!