BREAKING NEWS

Mjeku amerikan jep lajmin e bujshëm: Jam i lumtur t’ju njoftoj se mund të kem gjetur kurën për koronavirusin

Mjeku amerikan jep lajmin e bujshëm: Jam i lumtur t’ju njoftoj se
x

Bota

Gruaja ishte në momentet e fundit, infermieria i jep telefonin për të folur me vajzën, përlot rrjetin me mesazhin dhe tregon bisedën e lamtumirës që kishte: Ndjeja të dridhura dhe lot, s’do e harroj kurrë!

Gruaja ishte në momentet e fundit, infermieria i jep telefonin për

Situata në Itali vazhdon të paraqitet e rëndë, ku numri i viktimave dhe të infektuarve ka kapur shifra të frikshme. Spitalet kanë kaluar çdo kapacitet të mundshëm duke mos pasur më mundësi për të shtruar pacient të tjerë.

Një infermiere nga Torino ka përlotur rrjetin me historinë që ka treguar lidhur me një paciente të infektuar me koronavirus, e cila i tha lamtumirën e fundit së bijës me anë të telefonit.

Noemi Bonfiglio, tregoi se rreth orës 20:30 kishte shkuar pranë shtratit të një zonjë dhe e kishte pyetur nëse donte që të fliste me fëmijët e saj.Gjatë telefonatës së bërë nga celulari i saj, infermieria tregoi se e bija i kishte dhënë forca të ëmës duke i kërkuar që të luftonte pasi gjithmonë ia kishte dalë mbanë.

“Tingëllon telefoni dhe në anën tjetër të kamerës, del imazhi i një vajze me sy të shndritshëm, e cila më në fund, e sheh nënën e saj në një shtrat spitali. Madje nuk i sheh as fytyrën sepse ajo mban veshur një helmetë në kokë që nuk e lë të flasë, dhe nga ana tjetër mund të dëgjosh fjalë të ëmbla dhe të trishtueshme. Ja çfarë i thoshte ajo të ëmës: Gjithmonë ke qenë nënë luftëtare, kurrë mos hiq dorë, ne jemi të gjithë me ty!” Dhe unë pranë saj, pas maskës sime, ndjeja të dridhura dhe lot emocioni!! Unë as nuk mund të them se çfarë emocioni është … Unë e di vetëm se nuk do ta harroj kurrë. Kjo ishte ndoshta hera e fundit që një nënë mund ta shihte vajzën e saj!,”-rrëfen infermieria.