Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grusht shteti i pazakontë në Turqi, ushtria merr peng gjeneralin e FA, Erdogan jashtë rrezikut

Grusht shteti i pazakontë në Turqi, ushtria merr peng gjeneralin e FA, Erdogan jashtë rrezikut

Postuar: 15/07/2016 - 23:07

Grusht shteti në Turqi. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ushtria ka marrë me dhunë pushtetin në Turqi, ka bllokuar totalisht rrjetet sociale, ndërsa në disa lagje ka çarmatosur edhe policinë. Po ashtu ushtria ka hyrë me forcë në studiot e televizionit kombëtar turk.
 
AFP njofton se forcat e armatosura i kanë dërguar një email agjencive telegrafike ku konfirmon marrjen e pushtetit. Sakaq bëhet me dije se është marrë peng gjenerali kryesor. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nuk ndodhet në Turqi, por në një vend të sigurt.
 
Ushtria turke gjithashtu deklaron se “Marrëdhëniet diplomatike do të vazhdojnë”.
 
Janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Stambollit, ndërsa ushtria këshillon njerët të qendrojnë në shtëpi.
 
Më herët kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi se po tentohet grusht shteti rreth orës 22:00. “Do ta paguajnë shtrenjtë ata që tentuan grusht shteti”,- ka thënë ai.
 
Pak para këtij njoftimi në Ankara është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa zhurma e avionëve ushtarakë dhe helikopterëve dëgjohet në gjithë qytetin, por edhe mbi dy urat në Bosfor të Stambollit, të cilat janë mbyllur.
 
Në pamjet e para të transmetuara nga CNN Turk duken blloqe të tëra të ngritura me kamionë kamionë ushtarakë dhe ushtarë të armatosur mbi urat që lidh anën aziatike me pjesën lindore të qytetit .
 
Sakaq mediat sociale dhe lokale flasin për një ” aktivitetit ushtarak të pazakontë në Ankara dhe në Stamboll ” automjete të blinduara të forcave të sigurisë u vendosën në dy urat mbi Bosfor mbyllur për trafikun civil , ndërsa F – 16 dhe helikopterët e ushtrisë turke po fluturojnë ulët mbi zonë. Një helikopter sulmues i ushtrisë ka hapur zjarr në zyrat e shërbimit të inteligjencës në Ankara.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 21:18

Teksa dimri përfshin hemisferën veriore të tokës, do të kemi gjithnjë e më pak dritë por disa vende janë shumë më keq se të tjerat.
 

Postuar: 21/11/2019 - 21:03

Pas përplasjes fatale të avionit stërvitor T-38 Talon në bazën ajrore të Oklahoma, mediat venda

Postuar: 21/11/2019 - 20:50

Dy pilotë të forcave ajrore amerikane kanë humbur jetën pas një aksidenti gjatë stërvitjes në b

Postuar: 21/11/2019 - 20:36

Ushtria e Norvegjisë tha sot se ka nevojë për tanke të reja pasi tanket moderne ruse T-80BVM ja

Postuar: 21/11/2019 - 20:24

Presidenti rus Vladimir Putin parashikoi sot shpërbërjen e Bashkimit Evropian duke e krahasuar

Postuar: 21/11/2019 - 20:00

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u akuzua për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të bes

Postuar: 21/11/2019 - 19:58

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë Forca, Silvio Berlusconi tha sot se Kina është