BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Hahn: Maqedonia do të marrë datë për bisedime edhe pa nënshkrimin e Ivanov

Hahn: Maqedonia do të marrë datë për bisedime edhe pa

Komisioneri Evropian i fqinjësisë dhe zgjerimit, Johannes Hahn tha dje se BE do të japë dritën e gjelbër për bisedimet e pranimit me Maqedoninë, dhe se refuzimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të nënshkruar marrëveshjen nuk do të ketë ndikim në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin. “Vendet anëtare kanë ardhur në përfundim se nëse ka zgjidhje për kontestin e emrit, ajo do të jap presion moral ndaj të gjithëve për të reaguar. Jam i bindur se BE do të mbështesë rekomandimin e Komisionit Evropian në fund të qershorit në Bruksel, dhe do të konfirmojë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë”, tha europolitikani austriak. Edhe më herët komisioneri Hahn ka kërkuar që presidenti i Maqedonisë, Ivanov të marrë përgjegjësinë për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. Pas refuzimit të nënshkrimit të dokumentit, që në fakt nuk është pengesë thelbësore për kalimin e tij, Hahn tha se veprimi nuk është i denjë. “Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e jashtëm, që të merr informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri i jashtëm plotësisht i kanë respektuar udhëzimet kushtetuese dhe mund vetëm urgjentisht ta thërras Presidentin të merr përgjegjësi”, komentoi Hahn.

Zaev: Marrëveshja me Greqinë, sjellje evropiane

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi mbrëmë nga Strumica se marrëveshja do të nënshkruhet ditën e diel. “Me nënshkrimin në ditën e diellit, jepet sinjali për sjellje dhe mënyra evropiane, në kohën kur rajoni i Ballkanit udhëheq BE”, tha Zaev duke iu referuar presidencës së Bullgarisë. Në lidhje me protestat në dy vendet, ai përmedni se edhe para arritjes së marrëveshjes së fqinjësisë me Bullgarinë ka pasur protesta, por asgjë nuk humbën Maqedonia dhe Bullgaria, dhe kështu do të jetë edhe me Greqinë. Dokumenti që parasheh emrin “Maqedonia e Veriut” do të nënshkruhet në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Në nënshkrimin e aktit që vlerësohet si një nga më të rëndësishmit që nga pavarësia e Maqedonisë dhe përfundimi i konfliktit të vitit 2001, do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë ndërkombëtarë si Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini ndërmjetësi i OKB, Metju Nimets, si dhe Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy delegacionet do të kalojnë në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne prej nga do të përcjellin mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni.

Jehona në SHBA: Hap i madh përpara

Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë është një lajm i mirë për mbarë rajonin, theksuan pjesëmarrësit në disktutimin për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins. Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serëer i tha Zërit të Amerikës se shpreson se vullneti politik që ishte i nevojshëm për arritjen e marrëveshjes do të vazhdojë edhe gjatë procesit të miratimit dhe zbatimit të saj. “Është një hap i madh përpara. Por ende ka disa pengesa, si miratimi i saj nga parlamentet e të dyja vendeve, referendumi në Maqedoni. Mendoj se i vetmi problem serioz është ndoshta miratimi i marrëveshjes nga parlamenti në Greqi. Gjërat ende mund të shkojnë në drejtim të gabuar, por ky është një moment i shumë i mirë”. Ndërsa ish zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Thomas Countryman tha se shpreson që marrëveshja për emrin do të ndërtojë një bazë e re për bashkëpunimin mes Athinës dhe Shkupit, dhe do t’i hapë Maqedonisë rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. “Unë shpresoj që kjo së bashku me reformën mbi sundimin e ligjit në Maqedoni të avancojë edhe përpjekjet e Shkupit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Countryman./Andi LAMKO