
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Hakerat rus ‘terrorizojnë’ Ukrainën nga ekrani digjital/ Micrsoft shokon me deklaratën: Kibernetika 'Putin' po shkatërron inteligjencën dhe organizatat e funizimit të kundërshtarit

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Mars 2023

Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sulme me virusë që kërcënojnë organizatat që shërbejnë si linja furnizimi për Ukrainën, u tha në një raport të Microsoft të publikuar më 15 mars.
Raporti, autor i të cilit është ekipi për siguri kibernetike i gjigantit të teknologjisë, ka paraqitur disa zbulime të reja sesi hakerët rusë operuan gjatë konfliktit në Ukrainë dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.
“Që nga janari i vitit 2023, Microsoft ka vëzhguar aktivitetin kërcënues kibernetik rus, që është duke u përshtatur me qëllim që të rrisë aftësinë shkatërruese të grumbullimit të inteligjencës në Ukrainë dhe të aseteve civile dhe ushtarake të partnerëve të saj”, thuhet në raport. Një grup “duket se po përgatitet të rinisë një fushatë shkatërruese”.
Gjetjet e ekipit të Microsoft vijnë në kohën kur Rusia po dërgon trupa të reja në fushëbetejën në lindje të Ukrainës, sipas zyrtarëve perëndimorë të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, muajin e kaluar paralajmëroi se Rusia mund të rrisë aktivitetin e saj ushtarak, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Ambasada ruse në Uashington nuk ka dashur të komentojë për këto gjetje.
Ekspertët kanë thënë se taktikat e kombinimit të operacioneve ushtarake me sulmet kibernetike janë të ngjashme me veprimet që Rusia ka bërë në të kaluarën.
Microsoft gjeti se ka një ekip të sofistikuar rus të hakerëve, që është i njohur në komunitetin e hulumtuesve për siguri kibernetike. Ky ekip po teston “aftësi të reja të sulmeve kibernetike që mund të përdoren për sulme shkatërruese ndaj organizatave jashtë Ukrainës që kryejnë funksione kyçe për linjat e furnizimit për Ukrainën”.
Që prej janarit të vitit 2022, Microsoft tha se ka regjistruar sulme ndaj 100 organizatave ukrainase.
Më të lexuarat


Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lukashenko shtrohet në spital?

Erdoganit i ndodh e papritura gjatë intervistës televizive (Video)

Shkarkohet zyrtari i lartë, zbulohet arsyeja (Emri)

Pas Italisë shirat 'mbërthejnë' një tjetër shtet, fëmija i shpëton mbytjes teksa nëna po kalonte ujërat me karrocë (video)

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan drejt fitores së sigurtë, publikohen rezultatet e sondazheve paraprake

Lufta në “oborrin” e Vladimir Putinit, një “revolucion” i ri mund të tronditë Rusinë, ja ferri që e pret Moskën tani që konflikti ka hyrë në territorin e tyre

Një shkëndijë dhe shpërthen gjithçka në Mesdhe, përplasja e madhe e Rusisë me NATO më afër se kurrë, Shefi i Shtabit të Marinës Italiane ngre alarmin

Del fotoja e fundit e divës së Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner para se të largohej përgjithmonë

Është përdorur edhe në Luftën e Ftohtë, zbulohet “laboratori i armëve” të Rusisë, ja ishulli i fshehtë që po bëhet gati për të testuar arsenalin e frikshëm atomik të Putinit
