BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Hakerët kinezë vënë në shenjestër vaksinën amerikane

Hakerët kinezë vënë në shenjestër vaksinën

Një zyrtar amerikan i sigurisë tha se disa hakera të lidhur me qeverinë kineze, vunë në shënjestër më herët këtë vit kompaninë bioteknike Moderna Inc, që merret me kërkime për vaksinën e koronavirusit, në përpjekje për të vjedhur të dhënat.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi ngritjen e akuzave për spiunazh ndaj dy shtetasve kinezë, duke përmendur se në shënjestër të tyre ishin tre objektiva të panjohura në SHBA që merreshin me kërkime mjekësore për të luftuar pandeminë COVID-19.

Në aktakuzë thuhet se në janar hakerat kinezë "kryen vëzhgime" ndaj rrjetit kompjuterik të një firme bioteknike në shtetin Masaçusets, e cila dihet që merret me kërkime për vaksinën.

Moderna, e cila e ka qendrën në Masaçusets dhe ka njoftuar se po zhvillon njërën nga vaksinat kandidate, konfirmoi se kishte qenë në kontakt me FBI-në dhe ishte vënë në dijeni të aktiviteteve të dyshuara të hakerëve.

Ekspertët e sigurisë në internet thonë se aktivitetet e vëzhgimit nga hakerët mund të përfshijnë një gamë të gjerë veprimesh, përfshirë hyrjen në faqet publike online për të gjetur të çara ku mund të depërtojnë e deri te përpjekjet për të zbuluar informacionin e llogarive të rëndësishme online.

"Moderna mbetet shumë vigjilente ndaj kërcënimeve të mundshme në internet," tha zëdhënësi i kompanisë Ray Jordan, duke mos dhënë hollësi të tjera.

As zyrtari amerikan i sigurisë nuk dha hollësi. FBI dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë nuk pranuan të zbulojnë identitetet e kompanive të vëna në shënjestër nga hakerat kinezë.

Vaksina për të cilën po punon Moderna është ndër kandidatet më të hershme dhe administrata Trump ka varur mjaft shpresa te kjo kompani për të luftuar pandeminë./VOA

Më të lexuarat