
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Hetimi ‘gjueti shtrigash’/ “The Times” jep paralajmërimin e fortë: ‘Alarmohen’ mbështetësit e Donald Trump! Thirrje për protesta jashtë banesës së...

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Mars 2023

Sapo Donald Trump bëni deklaratën tronditëse të paralajmërimit se mund të arrestohej nga zyra e Prokurorit në Manhatan, mjaft reagime kanë shpërthyer nga mbështetësit e tij.
Mijëra prej tyre kanë bërë thirrje që të organizohet një protestë jashtë zonës së ish-presidentit Donald Trump . Thirrjet e tyre janë bërë në rrjete sociale , por kjo ka shtuar frikën se mund të ketë një përplasje në rast se policia do të arrestojë Trump.
Ai do të bëhej ish-presidenti i parë amerikan që do të përballej me akuza, shkruan “The Times”.
Trump, ka mohuar aferat dhe çdo njohuri për pagesat, duke denoncuar hetimin si një ‘gjueti shtrigash’ që synon të prishë fushatën e tij për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.
“Kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”, shkroi Trump në Truth Social. “Protestoni, kthejeni kombin tonë”.
Robert Costello, një avokat dhe një ish-këshilltar ligjor i Cohen, tha për NBC neës se ai do të dëshmojë sot para jurisë në New York.
Fakti që ai do të paraqitet me kërkesë të ekipit të Trump ka ngritur spekulime se ai mund të kundërshtojë dëshminë e Cohen.
Kur një përdorues në forumin e internetit “The Donald” pyeti se si duhet të përgjigjeshin nëse policia përdorte helikopterë për të hyrë në klubin e Trump, shumë prej tyre theksuan se do të përdornin armë.
Sidoqoftë, në një email drejtuar stafit të tij, prokurori i qarkut të Manhattan tha: “Ne nuk tolerojmë përpjekjet për të frikësuar zyrën tonë ose për të kërcënuar sundimin e ligjit në New York”.
Zyra e Bragg mësohet se është në negociata me Shërbimin Sekret të SHBA-së për mënyrën e trajtimit të arrestimit të një ish-presidenti.
Thirrjet në internet për të mbrojtur Trump nga arrestimi kanë ngritur frikën e një përsëritjeje të trazirave më 6 janar 2021 , kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores zgjedhore të Joe Biden në 2020.
Më të lexuarat


Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lukashenko shtrohet në spital?

Erdoganit i ndodh e papritura gjatë intervistës televizive (Video)

Shkarkohet zyrtari i lartë, zbulohet arsyeja (Emri)

Pas Italisë shirat 'mbërthejnë' një tjetër shtet, fëmija i shpëton mbytjes teksa nëna po kalonte ujërat me karrocë (video)

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan drejt fitores së sigurtë, publikohen rezultatet e sondazheve paraprake

Lufta në “oborrin” e Vladimir Putinit, një “revolucion” i ri mund të tronditë Rusinë, ja ferri që e pret Moskën tani që konflikti ka hyrë në territorin e tyre

Një shkëndijë dhe shpërthen gjithçka në Mesdhe, përplasja e madhe e Rusisë me NATO më afër se kurrë, Shefi i Shtabit të Marinës Italiane ngre alarmin

Del fotoja e fundit e divës së Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner para se të largohej përgjithmonë

Është përdorur edhe në Luftën e Ftohtë, zbulohet “laboratori i armëve” të Rusisë, ja ishulli i fshehtë që po bëhet gati për të testuar arsenalin e frikshëm atomik të Putinit
