BREAKING NEWS

Rritet sërish ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Rritet sërish ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në
x

Bota

Histori e trishtë në këtë kohë të pazakontë/ “Udhëtova për 3 orë në lot”, mjeku kirurg përballet me të papritur e rëndë kur kthehet në shtëpi, ja çfarë i ndodhi

Histori e trishtë në këtë kohë të pazakontë/

Një histori si ato që shikojmë nëpër filma, por në të vërtetë kështu është realiteti i pazakontë që e gjithë bota po jeton nëb trusninë e frikës dhe ankthit që i ka kapluar të gjithë.

Nuk i mjaftoi lodhja dhe raskapitja në punë, por kur kthehet në shtëpi, merr një lajm aspak të mirë. Kështu ka ndodhur me një mjek të cilit i është kërkuar të linte shtëpinë ku jetonte me qira, sepse pronari kishte frikë se ai do i sillte koronavirusin në shtëpinë e tij.

Joseph Alsousou po punon në një qendër Ortopedike dhe Spitalit John Radcliffe në Oksford dhe jetonte në një shtëpi në Headington që nga muaji gusht.

Mjeku kirurg, siç shkruan BBC, kur iku nga shtëpia, udhëtoi rreth tre orë drejt familjes së tij në Merseyside “pothuajse në lot”.

Doktor Alsousou tha që pronari i shtëpisë me bashkëshorten e tij shumë të frikësuar, fillimisht i kishin lënë afat 28 ditë duke e njoftuar përmes postës elektronike, fundjavën e kaluar sepse pronarja ishte në ankth se ai mund ta sillte koronavirusin në shtëpi.

Të hënën, mjeku u përpoq ta siguronte atë që virusi ishte me rrezik shumë të ulët për të por kur u kthye në dhomën e tij mbrëmjen tjetër, ajo i tha që dëshironte që ai të largohej sa më shpejt që të kishte mundësi.

Më të lexuarat